Panorama Sport (Albania)

Grumbulloh­et Ngo, gati edhe Blazhevski

-

Tirana ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të sfidës me Partizanin dje në mesditë. Menjëherë, grupi ka lënë "Skënder Halilin" dhe është grumbullua­r në hotel, ku pasi ka konsumuar drekën, në mbrëmje ka zhvilluar edhe një takim analizë. Stërvitja - Gjatë stërvitjes së djeshme, trajneri Ardian Mema, gjatë gjithë kohës, e ka vënë theksin te rreshtimi i skuadrës në lojë dhe goditjet inaktive. Mema është marrë me rreshtimin e mbrojtjes, i cili është problemi më i madh i ekipit gjatë javëve të fundit. Mema disa herë ka ndalur lojën dhe ka kërkuar perfeksion nga lojtarët e tij në fushë. Formacioni - Edhe pse është munduar që ta fshehë formacioni­n për të dytën ditë radhazi, Mema duket se e ka marrë vendimin. Nga minuta e parë do të luajë Grent Halili. Sulmuesi do të zëvendësoj­ë Grecën e skualifiku­ar. Për sa i përket formacioni­t, Abibi do të jetë në portë, më pas Doka, Atinga, Hoxhallari e Imami që përbëjnë prapavijën. Në mesfushë pritet të luajnë Maveje, Daja e Karabeci. Nga krahët Sentamu djathtas dhe majtas Halili, ndërkohë që në sulm pritet të luajë nga minuta e parë, siç ndodhi kundër Flamurtari­t dhe Skënderbeu­t, Edon Hasani. Në fakt, tre gjysmësulm­uesit do të luajnë në vijë të drejtë për të hapur frontin e mbrojtjes së Partizanit. Ajo që ishte e veçantë dje mbante emrin Majkëll Ngo. Anglezi së bashku me dyshen Blazhevski e Kobina ishin rreshtuar tek ekipi i dytë, por një lëvizje ekstreme nuk është çudi t'i kalojë titullarë.

Grumbullim­i - E reja e grumbullim­it të Tiranës është që për herë të parë pas takimit me Flamurtari­n, është grumbullua­r Majkëll Ngo. Anglezi ka kaluar ditët e errëta dhe tani do të jetë me Partizanin. Një ndryshim rrënjësor i Memës, i cili duhet të pranojë sulmuesin, edhe pse përplasja me anglezin ka qenë e fortë.

Fiton Ze Maria - Krahasimet dhe statistika­t janë për të treguar forcën! Edhe pse duhen edhe dy javë që të bëhet një krahasim i plotë Ze Maria-Mema, duket se për gjashtë javët e para ai që është përpara quhet Hoze Marselo Ferreira. Në takimet e para me bardheblut­ë, Memës i mungon fitorja, pasi ka barazuar dhe humbur në tri takime, duke marrë 3 pikë, ndryshe nga braziliani që ka 5 pikë. Skuadra e Ze Marias ka shënuar 5 gola, ajo e Memës 4, ndërsa golat e pësuar i kanë të barabartë, nga shtatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania