Panorama Sport (Albania)

Derbi i kryeqyteti­t, ja sekreti i golave

Të kuqtë pësojnë tokazi, shënohet më shumë me të djathtën

- GENTJAN ALINANI

Në futboll thonë se diferencën e bëjnë detajet, por kur bëhet fjalë për një ndeshje derbi, ato janë më të rëndësishm­e, më vendimtare. Për të fituar një ndeshje, duhet t'i njohësh mjaft mirë pikat e dobëta të kundërshta­rit, por gjithashtu ta përqendros­h forcën te pikat e forta të tuat. PartizaniT­irana është një duel që do të vendoset pikërisht nga këto detaje. "Panorama Sport" ju sjell disa nga sekretet e golave të të dyja skuadrave. Si shënojnë, por edhe si pësojnë dy ekipet e kryeqyteti­t që do të zbresin në fushën e lojës për të matur forcat.

SI PËSOJNË- Ka një diferencë shumë të madhe mes të dyja skuadrave në këtë aspekt, sepse Partizani është ekipi me mbrojtjen më të mirë të kampionati­t dhe e ka larguar topin nga rrjeta vetëm 6 herë, ndërsa badheblutë kanë pasur shumë probleme në këtë repart duke pësuar 17 gola. Le ta nisim shpjegimin me të kuqtë, ku Xhika dhe Hoxha kanë një të përbashkët. Shumicën e golave i kanë pësuar tokazi dhe jo në ajër. Vetëm dy gola nga 6 të pësuar i kanë marrë në cepin e majtë të portës. Bëhet fjalë për atë të Dejvi Bregut dhe një të Gjergji Muzakës. Xhunior dhe Shkurtaj e kanë ndëshkuar Partizanin nga e majta tokazi, ndërsa një herë tjetër Muzaka ka preferuar cepin tjetër të portës dhe në tokë. Ndërkohë, goli i fundit i Bushiçit ishte disi në qendër. Pra, deri tani, Partizani nuk ka pësuar asnjë gol djathtas në trekëndësh... Shumë ndryshe është situata te Tirana, ku portierët Abibi dhe Lika e kanë pasur të pamundur për të pasur një pikë të fortë dhe të pandëshkue­shme në kuadratin e tyre. Golat më së shumti kanë pasur një dendësi poshtë (në të dyja krahët). Më së shumti është preferuar krahu i djathtë i portierit, ku janë pësuar 7 gola, ndërsa në të majtin 6. Por, 4 gola janë pësuar edhe sipër dhe në trekëndësh­it respektivë të të dy krahëve.

SI SHËNOJNË- Nëse te golat e pësuar diferencat janë të dukshme, tek ata të shënuar duket se skuadrat kanë më shumë ekuilibër dhe ngjashmëri. Kjo, sepse të dyja ekipet arrijnë të shënojnë lehtësisht me këmbën e djathtë, falë prezencës së futbollist­ëve si Mensah, Telushi, apo Blazhevski nga ana tjetër te bardheblut­ë. Në 14 javët e luajtura deri tani, Partizani ka shënuar përkatësis­ht 15 gola dhe goleadori i skuadrës është Bruno Telushi (4). Një mesfushor si golashënue­s, diçka jo shumë pozitive për një skuadër që kërkon të fitojë titullin kampion.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania