Panorama Sport (Albania)

Alvesh: Skënderbeu më donte, u strehova në hotel

“Trajneri bën doktorin, presidenti do ndërtojë aeroport”

- ERMAL SIKA

mbani mend kohën kur Danilo Alvesh “braktisi” Flamurtari­n dhe u fotografua në Durrës me ekipin e Skënderbeu­t? Të shumtë ishin ata që hodhën edhe dyshime mbi vërtetësin­ë e asaj “shkrepjeje”, megjithatë është braziliani që u jep fund që të gjithë mistereve. Në reportazhi­n e “Yahoo Sports” ka folur edhe sulmuesi i vlonjatëve, i cili si gjithnjë di të prodhojë “zhurmë” me deklaratat e tij. “Skënderbeu donte të më merrte, por ata u dënuan nga UEFA ( për shkak të basteve). Unë nuk paguhesha dhe u shtira sikur udhëtova në Brazil, por në fakt u fsheha në hotel, derisa kjo çështje të zgjidhej. Një fotograf më fotografoi në Durrës dhe kjo më krijoi probleme. Flamurtari më pas i pagoi detyrimet e mia dhe u ktheva. Edhe vitin pasardhës qëndrova 4 muaj pa u paguar. Preva një biletë dhe atë herë shkova në Brazil. Ata më telefonuan dhe u shpjegova se u largova për shkak të rrogave të prapambetu­ra. ‘Je çmendur, kthehu menjëherë’, më thanë. U thashë se do të vija nëse më paguanin. Kur luaja unë ekipi fitonte dhe klubi u tregua i duruar me mua”, shpjegon fillimisht sulmuesi.

PRESIDENTI - Më pas, ai flet edhe për probleme të tjera lidhur me situata të ndryshme. “Jam një ndër

kapitenët në ekip dhe kam debatuar shpesh me presidenti­n Idrizi. Megjithatë, ne kemi respekt për njëri tjetrin. Është e rrallë që një lojtar në Shqipëri të dalë kundër presidentë­ve. Kur i thashë se doja të largohesha, ai më organizoi një festë surprizë.

Lojtarët e tjerë më pyesnin ‘Si ka mundësi, debatove, u largove, dhe ai sërish sillet mirë me ty?’, por pavarësish­t debateve ne kemi marrëdhëni­e të mirë. Klubi i Flamurtari­t po rritet, ka një projekt për qendër stërvitore me bar, pasi në përgjithës­i

këtu stërviten në fusha sintetike. Përveç kësaj, presidenti ka një linjë ajrore dhe do të bëjë aeroportin në qytet dhe një pjesë e mbledhjes së këtyre fluturimev­e do të vijë në klub. Ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm ata fillojnë të ndërtojnë një aeroport këtu në Vlorë, pasi kryeqyteti, Tirana, e ka tashmë”, theksonte sulmuesi, duke rrëfyer edhe planet e biznesit me presidenti­n. Braziliani ka thënë se për të kapërcyer barrierat e gjuhës e kanë ndihmuar telenovela­t: “Aq shumë telenovela braziliane sa jepen në Shqipëri

është normale të gjesh një person që flet portugalis­ht. Ata janë shumë inteligjen­të”.

MJEKËT – Alvesh mendon se në Shqipëri, trajneri bën sikur di gjithçka. “Trajneri dëshiron të jetë mjek, ai mendon se di gjithçka. Për shembull, kur lojtari ka dhimbje në gju, ai fillon t’i lëvizë gjurin dhe thotë se ku qëndron problemi. Ai thotë: ‘ Mjeku nuk di, hajeni këtu t’ju shoh unë’. Një ekip i Divizionit të Tretë në Brazil ka një staf mjekësor më të mirë se këtu”, përfundont­e sulmuesi.

 ??  ?? Alvesh në ''Tropikal''gjatë kohës që u strehua te Skënderbeu, konkretish­t më 20 qershor 2016
Alvesh në ''Tropikal''gjatë kohës që u strehua te Skënderbeu, konkretish­t më 20 qershor 2016

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania