Panorama Sport (Albania)

Idrizi: S’mund t’i ketë thënë Alvesh, e mbaj prej të... birit

-

Sinan Idrizi nuk e beson që të ketë folur Danilo Alvesh në atë shkrim të publikuar dje. Duke u besuar raporteve të mira që ai ka krijuar gjatë këtyre viteve, e konsideron vetëm si një trill deklaratën e sulmuesit. Për “Panorama Sport”, administra­tori nuk ngurron që të bëjë edhe një batutë, ndërsa thekson se po e mban lojtarin derisa t’i rritet i biri, i cili është tejet i talentuar dhe do i shërbejë Vlorës. Ai shprehet se kjo histori është zgjidhur me kohë dhe kush dëshiron ta marrë, të derdhë në arkën e vlonjatëve 500 mijë euro. “Unë mendoj se këto nuk janë fjalët e Danilos në fund të fundit. I ka shkruar një gazetar që nuk ka lidhje me Danilon. Çne këto fjalë të Alveshit? Unë nuk e kuptoj çfarë lidhje ka kjo tani. Më tha Danilo, i thashë Danilos, por çfarë do t’i thoshe ti Danilos?! Po ai çfarë do të thoshte ty? Unë e kam thënë që atëherë se kush e do Alveshin, të trokasë në derë te ne për 500 mijë euro. Unë nuk kam shpresa te Danilo. Unë të gjithë shpresat e mia i kam tek Enzo, djali i Danilos. Alvesh qëndron në Vlorë për shkak të Enzos, që do të jetë një talent i ardhshëm i futbollit. Danilon patjetër që e dua jashtë mase. Çne këto histori, iku ai, erdhi natën? Çfarë kuptimi kanë këto histori? Këto janë të atyre që bëjnë logje gazetash. Ç’lidhje ka kjo me Danilon? Historia dihet nga të gjithë. Donte të ikte, ne i vumë çmimin dhe nuk u largua dot, mirupafshi­m. Këto janë histori koti dhe pa vlerë. Ai është lojtari ynë. Ta them shumë shkurt. Alvesh është nga lojtarët tanë më të mirë, por e përsëris që më i mirë nga Danilo është Enzo. Unë pres Enzon tani. Unë e respektoj jashtë mase. Mua këto më duket histori për të shtyrë kohën, nuk më duhen korrekte. Unë ka lidhje fare që ka debatuar, ka bërë, si, qysh, tek. I lini të luajnë futboll. Mos u merrni me histori telenovela­sh. Flisni për futboll, bëni analizë futbolli”, përfundoi Sinan Idrizi. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania