Panorama Sport (Albania)

Idrizaj: Barazimi mjafton në Laç, të mos justifikoh­emi me gjyqtarët

Kamza/ Kthehet Avdyli, gati edhe Malaj me Orelesin

-

Kamza po kalon moment mjaft të vështirë. Skuadra ndodhet e parafundit dhe ka një ngërç rezultates­h. Edhe ardhmja e trajnerit Ernest Gjoka nuk ka sjellë ndryshimin e madh. Sfida e ardhshme, ndaj Laçit pritet që të jetë një tjetër takim i vështirë. Për mbrojtësin e majtë, Hektor Idrizaj, kjo ndeshje është mjaft delikate dhe kërkon impenjimin e të gjithë titullarëv­e. “Transferta me Laçin është mjaft e vështirë. Nga ana jonë kërkohet që të kemi impenjim maksimal për të dalë nga kjo krizë rezultates­h”, thotë fillimisht ai për “Panorama Sport”. Duke vijuar më tej lidhur me ngërçin e krijuar në këtë skuadër, vlonjati e ka një argument edhe mbi gjyqtarët, të cilët po bëhen “kundërshta­rë” të ekipit. “Në të gjithë botën arbitrat janë kundërshta­rë dhe kudo ka kontestime. Nuk mendoj se varet gjithçka nga ata. Në fund të fundit nuk është arbitri ai që e ka topin në dorë, kështu që nuk duhet krijuar alibi lidhur me shkaqet e rezultatev­e tona. Është e natyrshme që ndikon, por jo vendimtar për rezultatin. Ne në Laç shkojmë edhe për barazim! Të marrësh një pikë, në këtë moment të Laçit, jo vetëm për skuadrën tonë, por edhe për skuadrat pretendent­e, është një rezultat pozitiv. Pastaj na bën punë ose jo, kjo është diçka tjetër. Edhe vetëm të humbasësh nuk është gjë e mirë”, përfundon Idrizaj. Sakaq, ekipi do të jetë më shumë se i plotë këtë javë. Si kurrë më parë nuk ka të pezulluar dhe as të dëmtuar. Argjend Malaj ka ezauruar skualifkim­in e kartonëve, ndërsa Ilir Avdyli dje është kthyer nga Kosova pas dramës familjare. Po ashtu, edhe Nuredin Orelesi është rikuperuar pas dëmtimit. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania