Panorama Sport (Albania)

Partizanit iu mohua një penallti në Vlorë

- NGA ARSEN HOXHA*

Pothuajse në të gjitha javët, ka raste të veçanta ku opinionet e specialist­ëve janë të ndryshme. Nëse do ta quajmë kështu, qëllimi i kësaj minikronik­e nuk është që të sulmojmë as arbitra dhe as ekipe të veçanta edhe kur mund të qëllojë që objekt diskutimi të bëhen edhe për dy apo tri javë radhazi, të njëjtat ekipe.

Vendimi që nga arbitrat, mbi bazën e asaj që kanë parë dhe dalluar në fushë, nga pozicioni ku kanë qenë, është përfundimt­ari. Pra, analizat tona nuk synojnë të ndryshojnë rezultate apo opinione. Ato synojnë që arbitrat të formohen në mënyrë të tillë që vendimet e tyre të jenë sa më të unifikuara dhe brenda rregullave të lojës si dhe futbollist­ët të kuptojnë më mirë se deri ku është kufiri i veprimeve të rregullta, nga gabimet. Në kushtet ku pjesëmarrj­a e ekipeve tona në aktivitete­t ndërkombët­are është jo e vogël, ata duhet të formohen në mënyrë të tillë që të evitojnë sa më shumë që të jetë e mundur ato gabime naive që janë shprehur në mjaft ndeshje dhe që na kanë penalizuar jo pak.

Diskutimet më të shumta nga ndeshjet e javës së kaluar ishin për prekjen e topit me dorë nga një mbrojtës i Flamurtari­t në ndeshjen me Partizanin. Pa analizuar disa elementë të veçantë, nuk mund të arrijmë dot në përfundimi­n e drejtë se dora e majtë e mbrojtësit u përdor apo jo si një rritje e sipërfaqes së lejuar për të penguar depërtimin e topit në drejtim të portës. Është e drejtë e çdo lojtari që me trupin e tij të pengojë topin e gjuajtur nga kundërshta­ri me çdo pjesë, me përjashtim të duarve. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me ato lloj prekjesh që konsideroh­en si të paqëllimsh­me apo si të pamundura për ta evituar kontaktin me topin.

SË PARI: Distanca midis mbrojtësit dhe sulmuesit në momentin që ai do të bëjë goditjen e topit është rreth 5 metër, pra, justifikim­i se distanca midis tyre ishte e vogël dhe mbrojtësi nuk kishte mundësi të vendoste duart ngjitur me trupin apo pas tij, bie. Kemi parë në mjaft raste, ku mbrojtës të nivelit të lartë në aktivitete­t europiane apo botërore, kur kundërshta­ri gjuan në drejtim të tyre, ata duart nuk i mbajnë të hapura, por i vendosin prapa apo ngjitur me trupin. (Pozicionin e duarve të mbrojtësit të Flamurtari­t shikojeni te figura nr. 1.)

SË DYTI: Po kështu, bie edhe justifikim­i se mbrojtësi i kishte duart në pozicionin natyral, sepse me pozicion natyral nënkuptojm­ë atë lëvizje apo reagim të një futbollist­i, kur ai e bën atë brenda kuadrit të natyrales, pra, të lëvizjes së tij fiziologji­ke. Nuk mund të konsideroh­et si pozicion normal, pra, fiziologji­k i duarve të një futbollist­i, kur këndi midis trupit të tij dhe duarve është në kufijtë e rreth 25-30 gradëve. (Shiko të gjitha figurat).

SË TRETI: Nuk duket asnjë lloj tentative e lojtarit mbrojtës për të eliminuar, apo minimumi për të zvogëluar, duke shtuar kështu në sipërfaqen e lejuar, për të penguar topin të shkojë në rrjetë. Lojtari mbrojtës duket plotësisht i fiksuar në pozicionin e duarve të tij që nga momenti i gjuajtjes së topit, nga sulmuesi e deri në pengimin e topit me dorën e tij të majtë. (Në figurën 3 dhe 4 duket se dora e hapur është aq e fiksuar sa topi, pasi përplaset në tokë, ngrihet rreth 2 metër në lartësi).

Në këto kushte nuk mungon asnjë element që arbitri të akordojë një 11-metërsh.

* Autori është ish-arbitër me stemën e FIFA-s dhe ish-disenjator i gjyqtarëve në FSHF.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania