Panorama Sport (Albania)

Luftëtari "blindon" yjet

-

Zërave të merkatos së janarit, të lidhura me transferim­et e mundshme të Vasil Shkurtajt apo dhe Eduart Rrocës, u është përgjigjur për "Panorama Sport" drejtori sportiv i Luftëtarit, Rigels Malile, teksa konfirmon kontratat afatgjata të lojtarëve. "Nisur nga zërat e merkatos, të cilat lidhin lojtarët e Luftëtarit Shkurtajn dhe Rrocën me ekipe të tjera, Luftëtari bën me dije se të dy futbollist­ët kanë kontrata afatgjata me klubin. Kësisoj, lojtarët mbeten dhe janë të përqendrua­r për të dhënë më të mirën në Gjirokastë­r", tha Malile.

Shkurtaj - Sakaq, gazeta kontaktoi edhe Vasil Shkurtajt për ta pyetur rreth një largimi të mundshëm dhe ofertave dhe ai konkretish­t tha: "Aktualisht s'kam ofertë konkrete nga asnjë klub dhe s'janë të vërteta ato që thuhen lidhur me të ardhmen time. Jam dhe mbetem i prirë për të dhënë si gjithmonë më të mirën për këtë skuadër".

Rroca - Eduart Rroca, lideri i padiskutue­shëm i Luftëtarit në rolin e tij, atë të organizato­rit, është në kontratë me Luftëtarin deri në vitin 2020 dhe si i tillë e sheh veten pjesë e gjirokastr­itëve, por ai s'e përjashton mundësinë e ndonjë ofertë të mundshme në adresë të tij. "Jam lojtar në kontratë me Luftëtarin deri në vitin 2020 dhe më duhet të jap gjithçka për këtë skuadër. Me sa jam në dijeni, s'ka ofertë konkrete në klub për shërbimet e mia, por mbetem i hapur dhe jam në pritje të një oferte të mundshme", tha Rroca. Përgatitje­t - Bluzinjtë e Gentian Mezanit janë duke u dhënë dorën e fundit përgatitje­ve për ndeshjen e nesërme, atë me Kukësin, me objektiv marrjen e fitores së radhës në shtëpi. Për të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën me Kukësin, trajneri Mezani, edhe dje në "Fushën e Vjetër" mori me radhë programin e detajuar stërvitor. Në seancën e djeshme, trajneri Mezani, nisur nga çka u konstatua në fushë, nesër ndaj Kukësit pritet të ballafaqoh­et me më të mirët. Ruci, Rrapa, Janiçiç, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Milovslaje­v, Ymeraj, Shkurtaj, pritet të jetë njëmbëdhje­tëshi anti-Kukës nesër. Në seancën e djeshme stërvitore, Mezani, nga sa u mësua dhe u përjetua në terren, u ka kërkuar vazhdimish­t të tijve qarkullim topi, mbajtje të kundërshta­rit jashtë zonës së 16metërshi­t. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania