Panorama Sport (Albania)

Xhunior në krizë, stafi rrezikoi me sulmuesin

-

Stafi teknik i ekipit të Vllaznisë pret rikthimin te goli i sulmuesit kryesor, Silvio Xhunior. Autori i pesë golave në pesë javët e para të kampionati­t duket se është larguar disi nga portat kundërshta­re. Në 5 javët e tjera, Xhunior nuk ka arritur që të kthehet te goli. Madje, një gjë të tillë ai nuk ka arritur që ta bëjë edhe në ato momente që iu krijua mundësia në përballjen e fundit ndaj Korabit. Stafi teknik i skuadrës rrezikoi jo pak me vendimin që ndërmori që 11-metërshin e fituar nga braziliani t’ia besonte po atij dhe jo Olsi Gocajt, që ishte caktuar që në fillim të takimit. Por, Xhunior, me sa duket, nuk kishte të gjithë qetësinë e duhur për të justifikua­r besimin e drejtuesve. Nga sa mësohet, stafi teknik ka kërkuar që të kthejë lojtarin te goli. Për këtë, ata ndërmorën edhe vendimin që të linin pikërisht këtë lojtar që të godiste nga pika e bardhë. Për këtë, stafi teknik nuk duket se është i penduar, pavarësish­t se edhe mund të kishin rrezikuar arritjen e tri pikëve. Ata besojnë dhe dëshirojnë që sulmuesi kryesor i tyre të kthehet te goli, pasi kjo do të jetë një plus më shumë për skuadrën. Xhunior është shënuesi më i mirë i Vllaznisë në këto 10 javë të kampionati­t. Ai ka shënuar 5 gola dhe madje gola shumë decizivë duke i dhënë Vllaznisë pikët maksimale. Drejtuesit e ekipit dhe ata të klubit kanë shumë besim se Xhunior do të dijë që të kalojë këtë ngërç momental të tij me golin. Vllaznia vijon edhe gjatë ditëve të festave përgatitje­t për takimin me Burrelin. Kuqeblutë, gjatë të gjithë kësaj jave, kanë qenë shumë mirë në të gjithë aspektet dhe për më tepër në skuadër nuk ka pasur asnjë dëmtim. Skuadra është e plotë dhe me shumë optimizëm për takimin e radhës, atë që do të luajnë të dielën ndaj Burrelit. Tekniku Lika edhe në këtë takim, me shumë gjasa, do të besojë te të njëjtët lojtarë që ka hedhur në fushën e lojës edhe në përballjen me Korabin, ku, sipas drejtuesve, Vllaznia ka zhvilluar një nga lojërat më mira. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania