Panorama Sport (Albania)

Sherri te Tomori, Çaço komenton grushtet

“Ngjarje e pahijshme, por edhe në familje ka debate”

- ERIS SYLYKU

apiteni i Tomorit, Ervis Çaço, ka re aguar ekskluzivi­sht për gazetën “Panorama Sport”, në lidhje me gjithçka që ka bërë zhurmë ditët e fundit në ambientin beratas. Sipas 29- vjeçarit, gjërat nuk janë dhe aq të thella dhe se çdo gjë është fryrë disi nëpër media. Ai u shpreh ndër të tjera, se dhe në familje ka debate dhe jo më në një skuadër që ka 25 futbollist­ë dhe për më tepër në një moment që rezultatet pozitive mungojnë.

ÇAÇO - “Nuk mendoj aspak se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është në atë shkallë që flitet nëpër media. Në fakt, media e ka fryrë disi, pasi atë punë kanë dhe një grimcë të vogël mundohen ta kthejnë në lajm bombastik. Normale që jo në çdo drejtim jemi perfekt, sepse edhe në familjet tona kemi probleme

me debatet që mund të lindin për çështje të ndryshme. Këtu jemi 25 futbollist­ë dhe çdokush ka karakterin e vet. Jo çdokush reagon njëlloj në situatat e momentit. Sa i takon debatit të trajnerit Bledar Devolli me futbollist­in Hadaj, kjo gjë nuk është aspak e hijshme. Debate të tilla nuk është mirë të ndodhin, por njeriu gabon dhe jam i bindur që nuk ka njerëz të përsosur. Megjithatë, këto skena nuk duhet të përsëriten nga askush prej nesh dhe duhet të mblidhemi të gjithë së bashku për t’u ngritur nga kjo krizë rezultates­h. Rikthimi i futbollist­ëve të pezulluar na gëzon shumë, pasi janë pjesë e rëndësishm­e e skuadrës dhe do të na bëjnë shumë punë. Ndaj, u bëj thirrje lojtarëve që duhet të jemi të bashkuar më shumë se kurrë, futbollist­ë, trajnerë dhe

drejtues. Duhet ta rikthejmë me patjetër dinjitetin e Tomorit në shina, pasi këto rezultate janë të papranuesh­me për këdo”, tha Çaço.

RIKTHIMET - Një ditë më parë, gazeta raportoi se drejtuesit e klubit kanë rikthyer nga pezullimi tre futbollist­ët,

Kaloshi, Koleci dhe Joti, të cilët u shigjetuan si iniciatorë­t kryesorë të bojkotit për rrogën e muajt tetor. Por, nga ajo që gazeta mësoi dje, futbollist­i i huazuar nga Kukësi, Kristi Joti, nuk shihet asgjëkund në ambientin beratas. Nuk dihet nëse lojtari është larguar përfundimi­sht dhe për të nuk ka prapaktheh­u. Gjithsesi, çdo gjë ngelet për t’u zbuluar në vazhdim. Ndërkaq, skuadrën e pret nesër një ndeshje shumë e vështirë në fushën e vet, ku do të presë Pogradecin, i cili deri tani ka shkëlqyer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania