Panorama Sport (Albania)

Dy mijë tifozë imituan Majacin, burg pas ndeshjes

Sulmuesi fierak mundi dajën, sherr dhe revoltë në fund

- BUJAR RAMA

polonia dhe Besa kanë dhuruar gjithherë emocione dhe lojëra të bukura në ballafaqim­et e tyre. Dy ekipe me histori të konsiderue­shme në futbollin elitar shqiptar, madje edhe me trofe të fituar, por që fatkeqësis­ht sot militojnë në “katin e dytë” të këtij sporti, me përpjekje stërmundue­se disavjeçar­e për t’u rikthyer mes më të mirave. Në përballjet mes tyre, në almanakun sportiv janë shënuar edhe ndeshje që janë gdhendur në memorien e publikut, jo vetëm për atë që ka ndodhur në fushën e lojës. E tillë ka qenë ndeshja e 31 gushtit 1986 në Kavajë, në javën I të kampionati­t të 51të të Kategorisë së Parë (sot, Superiorja).

NDESHJA

Futbolli ishte kryefjala që kishte pushtuar gjithë javës të dyja qytetet, Fierin dhe Kavajën, duke pritur me padurim ditën e ndeshjes. Atmosfera në Fier para ndeshjes së 31 gushtit kishte ditë që gumëzhinte. Djaloshi 24vjeçar, Kujtim Majaci, ishte kthyer në idhull dhe në kul-

tin e pakonkurru­eshëm të tifozërisë fierake, sidomos për të rinjtë e qytetit, të cilët filluan të kopjonin edhe veshjen e përditshme që mbante sulmuesi i Apolonisë tej jetës sportive. Një këmishë me kuadrate ishte “trendi” i veshjes së Majacit dhe java I

e kampionati­t të 51-të, shënoi një rast unik në “analet” e futbollit shqiptar. Disa ditë përpara ndeshjes me Besën, tifozëria fierake nxori një shpallje në qytet, përmes së cilës u bëhej thirrje gjithë sportdashë­sve të Apolonisë që do të udhëtonin drejt Kavajës,

të visheshin me këmishë identike si ajo e Kujtim Majacit. Duke i siguruar ca “nën dorë” e ca me miqësi, duke boshatisur gjithë dyqanet e Fierit, rrethinave dhe të qyteteve fqinje, jo pak, por plot 2 mijë tifozë të Apolonisë u identifiku­an në stadium jo me ngjyrat e fanellës së Apolonisë, por me këmishën e kuadratuar “alla Majac”. Dhe atë 31 gusht të vitin 1986, në stadiumin e Kavajës pati jo më pak se 10 mijë tifozë.

FITORJA E APOLONISË Ka pasur një fakt interesant në fushë në atë ndeshje: Majaci është nipi i mbrojtësit Shyqyri Shala të Besës dhe sulmuesi i Apolonisë markohet pikërisht nga daja i tij, i cili, ndonëse me vuajtje, e kryen mirë detyrën e tij deri në minutën e 87-të, teksa vjen momenti i Majacit. Sulmuesi fierak i shmanget mjeshtëris­ht mbulimit të Shalës dhe gjuajtja e tij mposht edhe portierin e Besës, Sotir Shkurti. (Tifozët fierakë krijuan në atë kohë edhe shprehjen: ‘Mu në mes të Kavajës, seç ia futi nipi dajës!’). Apolonia fiton 1-0, por nuk mbaron gjithçka këtu, madje më vonë ndodh më e madhja. PËRPLASJET

Tifozët e të dyja skuadrave përplasen fort mes tyre jashtë stadiumit, duke krijuar një situatë të papreceden­t të asokohe. Sherre masive, thyerje xhamash dhe dëmtime “të pronës socialiste”. Magjia e futbollit dhe dhimbja e humbjes nuk pyeste për sistem në një qytet si Kavaja, ku zemërata nuk pati kufij në forma të shprehjes, moshë e gjini: pleq, të rinj e fëmijë, gra e burra... dhe autobusi i Apolonisë, që largohet nga Kavaja nën masa të rrepta sigurie. Por, pavarësish­t simptomave të para të agonisë, ai sistem nuk mund t’i përtypte asilloj “shfaqjesh të huaja”, “kundër moralit komunist dhe frymës proletare”, “kundër vijës marksistel­eniniste dhe mësimeve të shokut Enver për edukimin e masave dhe brezit të ri”, “shenja modernizmi”. Dhe pasojat: mbi 40 tifozë fierakë të arrestuar dhe dënuar deri në dy vjet burg, për të vijuar me vendimin e FSHF-së së kohës, që sinkronizo­hej me farsën e kohës: dënohet me - 6 pikë Apolonia! Është një episod i kohëve të kaluara, 3 dekada e kusur më parë, kur futbolli në fushë luhej me djersë, mund, shpirt e sakrificë, por kushtëzohe­j nga fryma masovike dhe ideologjia e kohës, ishte koha kur denigrohej pa kuptuar sporti më popullor në Shqipëri, futbolli, pikërisht në emër të asaj ideologjie.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania