Panorama Sport (Albania)

Apeli i Arben Fagut: Po teprohet me të huajt

"E kemi për detyrë që të forcojmë basketboll­in shqiptar"

- ARTIN LLESHAJ

Skuadra e Partizanit i ka bërë një nisje të sh këlqyer kampionati­t kombëtar të basketboll­it të meshkujve, duke regjistrua­r 6 fitore në 7 ndeshje të zhvilluara, ku kryeson renditjen me 13 pikë, duke lënë pas Teutën dhe Goga Basket me nga 12 pikë. Trajneri i të kuqve, Arben Fagu, në një intervistë për "Panorama Sport", komenton ecurinë e ekipit të tij në këto muaj të parë të sezonit.

Si do ta gjykonit paraqitjen e ekipit në këto 7 javë të para?

Në këto shtatë ndeshje të para kemi arritur të marrim 6 fitore dhe 1 humbje me Goga Basket. Deri tani mendoj që rezultatet e skuadrës janë shumë pozitive dhe do të përpiqemi që ta ruajmë këtë ecuri deri në fund të fazës së parë.

E prisnit këtë start pozitiv të kampionati­t nga ana e ekipit?

E kemi nisur herët fazën përgatitor­e, ku duke filluar që nga data 1 gusht, ekipi është stërvitur mjaft mirë dhe me shumë përkushtim. Rezultatet e stërvitjes që kemi bërë kanë qenë shumë pozitive dhe ne e prisnim që kjo punë e bërë e nga e gjithë skuadra do të jepte rezultate. Natyrisht, ishin disa takime që ne i shikonim shumë të vështira për t'i fituar si 2 sfidat me Teutën apo takimi ndaj kampionëve të Tiranës, por ia dolëm me sukses.

Ku mund të arrijë Partizani në këtë sezon?

Synimi i Partizanit është që të arrijë sa më lart dhe meqë në këto 7 javë të para të sezonit ne kemi regjistrua­r në 7 ndeshje 6 fitore, do të kërkojmë që ta mbyllim këtë pjesë të parë të sezonit duke synuar që t'i fitojmë edhe 3 ndeshjet e mbetura ndaj Tiranës, Goga Basket dhe Vllaznisë. Cila nga ndeshjet ju ka impresionu­ar më shumë gjatë këtij kampionati?

Ndeshjet në përgjithës­i kanë qenë të vështira, madje edhe në sfidën e zhvilluar në Kamzë, ku ne fituam me 45 pikë diferencë, do ta quaja një ndeshje të vështirë. Por ndeshjet që më kanë impresionu­ar më shumë kanë qenë ato të fituara ndaj Teutës dhe ajo ndaj Goga Basket në Durrës, ku ne u mundëm. Duke parë edhe përbërjet që kanë skuadrat, na pret një ndeshje tjetër decizive këtë javë ndaj Tiranës, në mënyrë që ta vazhdojmë këtë ecuri pozitive, pasi duke e fituar këtë takim, do t'i bënte mjaft mirë ekipit për vetë faktin që është një ndeshje derbi. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë, pavarësish­t se Tirana nuk ka pasur rezultate shumë të kënaqshme në javët e para, mendoj sedo të vazhdojë gjithnjë të rritet si ekip.

Në kampionati­n shqiptar po shtohet çdo ditë e më shumë numri i lojtarëve të huaj. Si do ta komentonit këtë fakt?

Mendoj që po teprohet në këtë aspekt, pasi tregon që ekipet përgjithës­isht nuk kanë një planifikim që në fillimin e kampionati­t. Pra, shtimi i numrit të lojtarëve të huaj, pikërisht tani, duket sikur është një shenjë inati dhe jo një planifikim i një pune serioze që në fillim nga këto skuadra. Ekipet duhet t'i mendojnë objektivat e tyre që një muaj para se të fillojë sezoni, që në fazën përgatitor­e. Pasi aty nis gjithçka, duke përcaktuar se cilat do të jenë objektivat dhe mundësitë e skuadrës. Kuptohet që e gjitha kjo ka një arsyetim logjik edhe të anës financiare. Pra, ky shtim i numrit të lojtarëve të huaj më duket më shumë si një kapriço e atyre që menaxhojnë skuadrat sesa një veprim logjik. Ne nuk duhet të harrojmë që detyra e secilit nga ne është që të forcojmë basketboll­in shqiptar dhe jo thjesht të luftojmë do të dalim apo jo në vend të parë në fund të kampionati­t. Mund të them që tashmë ky numër do të vijë sërish duke u shtuar edhe në pjesën e dytë të sezonit, pasi kur një skuadër forcohet me të huaj, të njëjtën gjë do të kërkojnë që ta bëjnë edhe skuadrat e tjera.

Këtë javë ju pret derbi ndaj skuadrës së Tiranës. Çfarë prisni nga kjo përballje?

Ne do të futemi në fushë për të fituar dhe kjo gjë është më se normale, pasi asnjë ekip nuk futet për të humbur. Por nuk do të jetë e lehtë, pasi Tirana ka një ndryshim të madh në mënyrën e lojës me Tiranën e fillimit të kampionati­t dhe nuk e them këtë gjë për shkak se fitoi me Gogën. Ata e nisën sezonin të pastërvitu­r dhe të papërgatit­ur, por kjo periudhë rreth 2-mujore mendoj që i ka shërbyer Tiranës dhe e shikoj këtë ekip shumë të përmirësua­r në raport me fillim e kampionati­t. Ne e shohim këtë shumë të vështirë, edhe për faktin që do të luhet në fushën e Tiranës, megjithatë synimi dhe dëshira jonë është që të fitojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania