Panorama Sport (Albania)

Kutrone tërbon UEFA-n: Nuk ishte goli im

“Pësova shumë goditje, meritoja të paktën një 11-metërsh”

-

dhe një herë lë gjur më në rezultat, por për Patrik Kutronen ka rëndësi vetëm Milani, pavarësish­t se në klub po “gjuajnë” për një tjetër sulmues. Pas ndeshjes, bomberi kuqezi foli për ndeshjen, duke u përqendrua­r te rezultatet ekipore e duke lënë mënjanë totalisht veten.

Sot rrezikuat jo pak, por në fund fituat...

Rëndësi kanë tri pikët dhe mbase kjo ndeshje na shërben si një leksion përulësie sepse mësuam se mund të na ndëshkojnë sapo ulim disi përqendrim­in. Në pjesën e dytë u treguam të zotë për nga mënyra sesi reaguam, sidomos pas avantazhit të tyre.

Shënuat një herë, por UEFA ju atribuoi dy gola. Si ndiheni?

Goli i dytë nuk është i imi, sepse nuk e preka topin dhe nuk kam përse marr merita. Ishte një ndeshje që shkoi siç donim për nga rezultati, por dy golat e pësuar erdhën nga dy shpërqendr­ime.

Fitorja vlen për kualifikim­in, në Greqi mjafton edhe një humbje minimale...

Ndaj Olimpiakos­it nuk duhet të bëjmë llogari. Në Greqi do të shkojmë me mendimin se do të na duhet fitorja. Çdo lloj qëndrimi tjetër do të na krijonte shumë vështirësi.

Në fillim të pjesës së dytë u patë duke i treguar Çalhanoglu­së goditjet e pësuara?

Nuk jam i shqetësuar për goditjet e marra. Më vjen keq që arbitri në një rast nuk dha 11metërsh në favorin tonë sepse rivali më goditi. Tani të gjitha këto nuk kanë rëndësi, nesër do të shkoj te mjekët për t’u mjekuar e më pas do të dal në stërvitje me mendjen te Parma.

Bashkëpuni­mi Higuain po shkon mirë?

Me Gonazalon shkoj shumë mirë dhe e falënderoj për kompliment­et që më bëri. Kur shënoj me ndihmën e tij, ndihem edhe më mirë.

me

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania