Panorama Sport (Albania)

Mirabeli: Bëmë gafë me Bonuçin, Ibrës i thashë jo

“Nëse do kishim ‘Elliott’-in, Ronaldo do ishte i Milanit”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

rej disa muajsh, ai dhe Fasone janë zëvendësua­r nga dy fytyra më të njohura dhe të dashura për tifozët kuqezinj, ndonëse Masimilian­o Mirabeli nuk ka frikë që të kthehet shpesh përballë prozhektor­ëve. Ish-drejtori sportiv i Milanit në një intervistë për “SportItali­a” prek shumë tema të nxehta, duke nisur nga tratativa për të sjellë në “Milanello” Ronaldon, bisedimet me Ibrën, Konten e deri te gafa me Bonuçin.

Ronaldo kuqezi Mirabeli mungoi që të sillte te Milani një fenomen që në verën e lënë pas zbarkoi në Torino. “Kristiano Ronaldo ishte një operacion, të cilin e kishim menduar dhe punuar në prapaskenë, duke folur edhe me Zhorzh Mendezin. E dinim që ai do të kishte probleme te Reali. Folëm me menaxherin e tij dhe për pagën, mbyllëm gjithçka duhej, por më pas pronarët kinezë bllokuan marrëveshj­en, sepse shifrat nuk ishin të përballues­hme. Jam i sigurt se nëse vjet Milani do të kishte pronarët e sotëm, ‘Elliott’-in, Ronaldo do të ishte veshur kuqezi”.

Bonuçi dhe të tjerët Nëse një goditje sfumoi, blerjet nuk munguan, si Bonuçi për shembull. “Nuk mendoj se blerja e tij mund të quhet një dështim. Leo ishte i bindur për të ardhur te Milani. Në atë periudhë ai nuk ndihej mirë te Juventusi dhe ne përfituam nga situata për ta blerë. Bonuçi thotë se bëri një gabim? Tani është e lehtë të flasësh, por të vetmin gabim e bëmë ne drejtuesit, duke i dhënë Bonuçit shiritin e kapitenit, teksa në skuadër kishte lojtarë të tjerë që kishin luajtur më shumë ndeshje për Milanin”. Një tjetër lojtar i blerë nga Mirabeli ishte edhe sulmuesi Andre Silva. “Do të sjellë një plusvalenc­ë ekonomike në arkat e Milanit. Më vjen keq që Silva nuk qëndroi, sepse jam i sigurt që ai lojtar ka një të ardhme të rëndësishm­e”. Ish- drejtori sportiv më pas shprehu fjalë të mira edhe për Çalhanoglu­në dhe Rodrigezin. “I pari deri tani ka treguar vetëm 40 për qind të cilësive të tij, por është një talent madhështor. I dyti nuk të rrëmben syrin, por është perfekt për lojën e Gatuzos. Nuk është i bukur për t’u parë, por është thelbësor në fushën e lojës”. Shpresa më e madhe e blerjeve të tij është

tek Andrea Konti. “Djalë fantastik dhe lojtar i madh, ndonëse ka qenë shumë i pafat. Në atë rol Kalabria dhe Abate po punojnë mirë, por Konti është unik në interpreti­min e atij roli”. Kapitulli i trajnerëve Mirabeli u ndal gjithashtu edhe te trajnerët që pati nën drejtim, Montela e Gatuzo, por edhe te goditja e munguar, Konte. “Ne mbërritëm më 16 prill dhe mbyllëm një sezon të komplikuar me Montelën që kishte bërë një punë të mirë. Për mendimin tim, ai meritonte një tjetër shans për të stërvitur Milanin. Nëse bëjmë aludime të tipit ‘ po

sikur’ është e thjeshtë që të themi se gabuam, por në atë periudhë Montela meritonte një tjetër shans”. Por gjërat nuk shkuan në mënyrën e duhur dhe më pas Milani e vlerësoi të drejtë që të ndryshonte drejtim te Xhenaro Gatuzo. “Jam krenar për zgjedhjen, për profesiona­lizimin, seriozitet­in dhe dashurinë që ai dhe stafi i tij tregojnë në punën e tyre çdo ditë. Shoqëria kineze nuk ishte dakord me këtë zgjedhje, sepse mendonte se nga jashtë kjo mund të dukej një hap prapa, por i shpjegova se Gatuzo është trajneri i së ardhmes. Edhe Xhenaro paguan faktin

se ka punuar në klube të vogla si në Greqi, në Serinë C dhe B, por për mua këto eksperienc­a janë pozitive”. Ndërsa Antonio Konte mbeti vetëm një ide, ndonëse nuk ishte aspak fantazi. “E dëgjuam, folëm sy më sy me Antonion. Një shpërndarj­e idesh që më pas mbeti vetëm diçka e tillë, duke qenë se nuk shpërtheu asgjë mes palëve”.

Çështja “Xhixho”

Një ndër çështjet më të nxehta ishte ajo e Xhanluixhi Donarumës dhe përplasjev­e me menaxherin e tij, Mino Raiola. “Mes nesh nuk ka as luftë dhe as urrejtje, por gjithsecil­i mundohej të mbronte

interesat e tij. Është e vërtetë që tonet me Raiolën kanë qenë shpesh shumë të nxehta, por në fund, ne, edhe pse pranuam që të rinovonim kontratën, fitorja jonë më e madhe ishte se në këtë rast nuk ia dhamë 30-40 milionë eurot komision Raiolës”.

Goditje të munguara

“Prej vitesh dihet marrëdhëni­a ime me Obamejangu­n dhe në çdo skuadër që do të punoja, ai do të ishte zgjedhja ime e parë për sulmin, por në atë kohë Dortmundi kërkonte shumë. Ndërsa punonim mbi këtë repart, trajneri më kërkonte Kaliniçin, por unë po punoja për Benzemanë, Moratën, Higuainin dhe Imobilen, ndonëse në fund nuk u bë asgjë”.

Ibra, Çesk, Paketa Ndërsa në lidhje me blerjet që ka vënë në shënjestër për të ardhmen Milani, Masimilian­o Mirabeli nënvizon: “Të ngrohësh zemrat e tifozëve me afrimin e një kampioni të madh si Ibra që e ka veshur edhe më parë bluzën e Milanit është e gabuar. Zlatanin na e ofruan edhe ne, por unë thashë jo, sepse Milani kishte nevojë për të hapur një cikël të ri dhe suedezi, edhe pse është një kampion i jashtëzako­nshëm, nuk bën pjesë në këtë optikë, nëse kërkohet që të ecësh përpara. Edhe Fabregasi është një emër që e kemi tentuar edhe ne. Është një lojtar i madh, por nuk e di nëse do ta blejnë. Ndërsa Paketa është një lojtar me shumë talent, por realisht unë nuk do të kisha bërë kurrë një investim kaq të madh për atë, duke parë se nuk është sprovuar ende”.

 ??  ?? Bonuçi dhe Mirabeli pas firmës në vitin 2017
Bonuçi dhe Mirabeli pas firmës në vitin 2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania