Panorama Sport (Albania)

Magjia e Robenit nuk mund të mjaftojë, gati “divorci”

-

I vjetër, por i mirë. Arjen Roben bëri një paraqitje mbresëlënë­se në ndeshjen ndaj Benfikës. Por lojtari mund të luajë sezonin e fundit në Gjermani.

Në golin e parë të Bajernit pamë një Roben si në kohët e vjetra. Një aksion ashtu siç i bën vetëm ai. Duke dribluar katër lojtarë dhe më pas një goditje me të majtën. Tribuna ku ishin të vendosur tifozët e Bajernit filloi menjëherë të këndojë për të. “Kam ëndërruar për ty. Për natën e ‘Wembley’-t, fituam kupën sepse Arjeni shënoi”, ishin koret që u dëgjuan në “Allianz Arena”. Heroi i tripletës u shfaq sërish si në kohët e vjetra, duke befasuar të gjithë në stadium. Pas ndeshjes, holandezi u shpreh se ishte i kënaqur me lojën dhe për fitoren duke ia dedikuar suksesin trajnerit Kovaç. Ai gjithashtu foli dhe për një detaj që shumë pak veta ia vunë veshin, moshën. “Sigurisht që është diçka e bukur. Shpresoj që kjo gjë të vazhdojë edhe në javën e ardhshme. Nuk jam më i ri si më parë, por kur gjërat ecin mirë, është diçka fantastike”, u shpreh 34-vjeçari pas ndeshjes së 110-të të tij në Champions. Që holandezi është një profesioni­st brenda dhe jashtë fushës kjo nuk është më një gjë e panjohur. “Kur je në tokë, duhet të ringrihesh. Një lojtar i madh dhe një skuadër e madhe rinjihen sërish kur gjërat bëhen të vështira. Kjo ishte një ndeshje, për të cilën kishim nevojë”, u shpreh holandezi.

“Divorci”, i pashmangsh­ëm Por duket se një ndeshje e mirë nuk mund të kthejë mbrapsht një sezon në hije. Dhe, në fakt, Roben tregoi ndaj Benfikës se vetëm mund të luajë në nivele të larta si dikur, por është vazhdimësi­a ajo që tradhton lojtarin. E njëjta situatë është edhe për Frank Riberi. Francezi shënoi dhe shkëlqeu në ndeshjen ndaj portugezëv­e duke përqafuar trajnerin Kovaç në fund. A thua se asgjë nuk kishte ndodhur midis tyre në këto tre muajt e fundit. Trajneri ua ka bërë të qartë drejtuesve se nuk kërkon të punojë me dyshen që ka qenë prej vitesh çelësi i suksesit në Mynih. Por muaji prill mund të jetë edhe periudha që lojtarët mund t’i japin fund aventurës me klubin e Bajernit. Mosha e madhe dhe forma e dobët në pjesën më të madhe të ndeshjeve janë arsyeja kryesore e divorcit, që mund të ndodhë në vitin e ardhshëm me dy lojtarët bavarezë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania