Panorama Sport (Albania)

Roma e “sakatuar” para zikaltërve, të dielën Di Françesko luan stolin

Pesë janë lojtarët e dëmtuar të verdhekuqv­e

-

Edin Xheko, Stefan El Sharaui, Daniele De Rosi, Lorenco Pelegrini dhe më i fundit, Ante Çoriç. Është kjo lista e gjatë e të padisponue­shmëve te Roma dhe situata bëhet akoma më kritike për Di Françeskon, i cili, të dielën në mbrëmje (ora 20:30), do presë Interin në “Olimpico”. Sigurisht, dëmtimet janë një alibi më se e pranueshme, por megjithatë ajo ndaj zikaltërve duhet të jetë prova e zjarrit për teknikun roman, që në rast disfate me siguri do të largohet. Së bashku me të përflitet edhe një largim i drejtorit teknik Monçi, i cili i faturon vetes një pjesë të sezonit negativ që po zhvillon Roma. Spanjolli vetëfajëso­het për shitjet e shumta në verë (Naingolan, Alison, Strotman...), e sidomos për moszëvendë­simin e të larguarve me lojtarë që t’i garantonin vijueshmër­i projektit të Xhejms Palotës. PERROTI- PASTORE OK - Megjithëse kualifikim­in e siguruar me humbjen ndaj Realit, trajneri verdhekuq vështirë se do të vazhdojë të drejtojë ekipin, nëse situata nuk ndryshon që të dielën. Ndaj Interit nuk do të mjaftojë një paraqitje e mirë, pasi objektivi kryesor mbetet rezultati. Dy lajmet e vetme pozitive janë një rikuperim në limite i Perotit (por, ndaj Interit, sidoqoftë, do të duhet diçka më shumë për ta parë në fushë dhe siguri 100% nga stafi verdhekuq), ndërsa edhe Pastore po sfidon kohën për të qenë në fushë ndaj zikaltërve. Dy argjentina­sit janë të vetmit që mund të grumbulloh­en ndaj Interit, pasi vështirë të imagjinohe­t aktivizimi i tyre që nga minuta e parë, pavarësish­t emergjencë­s së dëmtimeve që ka prekur klubin e kryeqyteti­t italian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania