Panorama Sport (Albania)

Golat për një skuadër, Mesi parakalon Ronaldon

106 gola në Champions, portugezi ka 105

-

Vazhdon dueli në distancë mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit edhe tani që ata nuk luajnë më në të njëjtin kampionat. Nëse të martën portugezi i Juventusit festoi 100 fitoret në Champions, një ditë më vonë kundër PSV- së, i takoi argjentina­sit për t’u ngjitur në katedër e për të vendosur një tjetër nga shumë rekordet e tij personale: atë të 106 golave në Ligën e Kampioneve, gjithnjë me të njëjtën skuadër. Askush nuk ka shënuar kaq shumë sa “pleshti” në kompeticio­n me një skuadër të vetme. Ai la pas portugezin, i cili ka shënuar 105 gola në Champions me fanellën e Realit. Një rekord që Barcelona e festoi në mënyrë speciale, duke postuar tingujt e Fred Mërkurit me “Leo”. Tani kapiteni ka barazuar rekordin e Gerd Mylerit, 565 gola të shënuar për një skuadër (me fanellën e Bajernit)

dhe përpara ka vetëm Pelenë me 643 gola për Santosin. I duhen 78 gola që të barazojë rekordin e legjendës braziliane, një arritje e mundshme duke parë formën dhe moshën e tij. REKORDMENË­T E GRUPEVE – Çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen e fundit në Grupin B, Barcelona e ka siguruar vendin e parë me fitoren ndaj PSV-së 2-1 të mërkurën, duke u bërë edhe ekipi që e ka fituar më shumë grupin në historinë e Championsi­t, plot 20 raste dhe 12 radhazi që prej sezonit 2007-‘08. Për herë

të parë, dominimi nisi me skuadrën e ëndrrave të Krojfit në sezonin 1991-‘92 dhe prej atëherë katalanasi­t e kanë ngritur trofeun europian 4 herë, 2006, 2009, 2011, 2015. Që prej sezonit 2004-‘05, ata kanë shkuar gjithnjë në 1/8-at, 15 sezone radhazi. Katalanasi­t lënë pas Mançester Junajtid dhe rivalët e Realit të Madridit, me 16 fitore të grupit. Tani sfida e radhës do jetë kualifikim­i në çerekfinal­e, e cila ka qenë finishi i tyre i fundit gjatë tri sezoneve të shkuara. Shorti i 1/8ave do të hidhet më 17 dhjetor, në Nion të Zvicrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania