Futbolli shqiptar, “nën kosto”

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - Nga ARTAN SHYTI

Nënjë opinion sportiv ku debati “Panuçi është arrogant apo nuk është arrogant” zë shumë më tepër vend dhe rëndësi sesa lajmi që gjysma e klubeve të futbollit kanë ...

=TBu gëzohesh ndeshjeve të bukura që ky sezon na ka ofruar herë pas here, duke shpresuar se përpara se të jetë tepër vonë, të mendojmë edhe për probleme që nuk lidhen me golin, lojtarët, arbitrin, tifozin apo trajnerin. Kuptohet që këta janë më interesantët e futbollit. Por të gjithë ataC lojtarët, trajnerët, arbitrat, lëvizin prej dhe për para, përgjithësisht. Dhe mirë bëjnë. Prandaj, për paratë e sportit duhet menduar e vepruar më seriozisht, që sporti dhe aktorët e tij të vazhdojnë të lëvizin e të mos HvdesinB në HskenëB>

Nënjë opinion sportiv ku debati =Panuçi është arrogant apo nuk është arrogant > zë shumë më tepër vend dhe rëndësi sesa lajmi që gjysma e klubeve të futbollit kanë probleme të hapura me Tatimet dhe të gjitha ato kanë problem me burimet e pamjaftueshme të financimit, diçka nuk është në rregull. Dhe ky është një paradoks i frikshëmF

Për fat të keq, mund të konstatosh lehtë se sporti e veçanërisht futbolli, si sporti më i zhvilluar e organizuar në Shqipëri, ka një problem të madh që lidhet me fokusimin vetëm te rezultati sportiv brenda fushës së lojës, duke injoruar ato që quhen =parametra ekstrasportive>, pra, ato financiarë, organizativë e promovues. Ndërkohë, tashmë është e qartë kur shikon përvojën tonë dhe të tjerëve, që pikërisht këta parametra ekstrasportivë janë vendimtarë për fatet e asaj që ndodh në fushën e lojës. Futbolli shqiptar, me gjithë arritjet e pamohueshme, po përballet me një realitet shqetësues të mungesës së financimit sistematik e të strukturuar që lidhet me mundësi e aftësi shumë të reduktuara në fushën e menaxhimit të tij, për të shndërruar produktin e fushës së lojës në burim efikas financimi. Futbolli që bëjmë në Shqipëri është një =mall> që nuk shitet apo që, edhe kur shitet, shitet =nën kosto>. Dhe kuptohet që nëse një biznes, siç është pa dyshim futbolli sot, shet mallin e tij nën kosto, herët a vonë do të falimentojë. Futbolli shqiptar harxhon afërsisht @[email protected]; milionë euro në vit në të gjitha kategoritë e tij. Them afërsisht sepse askush nuk ka të dhëna të sakta Ddhe ky i mungesës së statistikave josportive është një tjetër problem i sportit tonëE. Dhe prodhon, së bashku me Kombëtaren, jo me shumë se ;-< milionë euro në vit. Pra, një deficit prej së paku ; milionë eurosh, por që me siguri është shumë më tepër. Që do të thotë se harxhojmë dyfishin e asaj që fitojmë...F Mjafton ky parametër për të arritur në një vlerësim joentuziast për të ardhmen e tij. Sepse pyetja lind spontaneC Edhe sa kohë pushteti lokal do të mbulojë shpenzimet e klubeve profesioniste, detyrim që nuk e ka institucional, por që vazhdon ta bëjë edhe jashtë logjikës normale të pushtetit lokal në një vend demokratikG

Deri kur do të durojë xhepi i presidentëve vetëm zbrazje dhe aspak mbushjeG

Dhe natyrshëm, kur analizon prurjet dhe harxhimet e futbollit shqiptar nuk mund të jesh optimist se gjërat do të ndryshojnë shpejt. Ndaj, nuk të mbetet tjetër, por tBu gëzohesh ndeshjeve të bukura që ky sezon na ka ofruar herë pas here, duke shpresuar se përpara se të jetë tepër vonë, të mendojmë edhe për probleme që nuk lidhen me golin, lojtarët, arbitrin, tifozin apo trajnerin.

Kuptohet që këta janë më interesantët e futbollit. Por të gjithë ataC lojtarët, trajnerët, arbitrat, lëvizin prej dhe për para, përgjithësisht. Dhe mirë bëjnë.

Prandaj, për paratë e sportit duhet menduar e vepruar më seriozisht, që sporti dhe aktorët e tij të vazhdojnë të lëvizin e të mos =vdesin> në =skenë>.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.