Xhaja OK, ka vetëm një gabim të anësorit

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Kukësi-Skënderbeu u gjykua nga ndërkombëtari Juxhin Xhaja, i cili ishte thuajse perfekt, duke menaxhuar më së miri takimin. Në minutën e 3-të lojtarët e Skënderbeut pretendojnë për prekje të topit me dorë në zonë nga Shameti, por pamjet filmike tregojnë se kapiteni i Kukësit e ka larguar “sferën” me këmbë pas goditjes së Bregut. Rasti më flagrant u regjistrua në minutën e 53-të, kur Ethemi u rrëzua në zonë pas ndërhyrjes së portierit Teqja. Një penallti e pastër dhe vendim i drejtë i arbitrit. I vetmi rast ku u gabua ishte në minutën e 77-të, teksa Rexhinaldo u ndal në një kundërsulm për pozicion jashtë loje. Pamjet i japin të drejtë lojtarit, teksa këtu gabon anësori Zalla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.