Nexhipi: Bravo lojtarëve, tani të mundim Partizanin

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Fitorja ndaj Skënderbeut i ka kënaqur të gjithë te Kukësi. Është drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, i cili flet për “Panorama Sport”, duke komplimentuar futbollistët. Ai mendon se ekipi nuk duhet të ndalet këtu, pasi pret të shtojë ritmin për Partizanin. “Jam shumë i kënaqur me lojën dhe rezultatin. Ekipi po bën mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu edhe në takimet e mbetura. Fituam ndaj një rivali direkt, një ekipi me organikë për t’u respektuar si Skënderbeu. Nuk duhet të ndalemi, por të vijojmë me këtë ritëm, madje ta shtojmë akoma atë. Na pret një ndeshje derbi me Partizanin, ku duhet të japim maksimumin që të jemi sa më afër kreut. Kemi punuar shumë, si në aspektin sportiv, por edhe në atë psikologjik për të arritur këtu. Me këto tri fitoret radhazi ia kemi arritur disi, pasi kemi rregulluar gabimet tona. Lojtarët janë ndërgjegjësuar, kanë arritur të kuptojnë dhe të sakrifikojnë për fanellën dhe veten e tyre. Jemi në rrugën e duhur dhe me këmbë në tokë. Me pak fat shkojmë në ndeshjen e radhës për të marrë maksimumin”, deklaroi dje drejtori sportiv i Kukësit. S.Sulozeqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.