Tifozët surprizojnë skuadrën në stërvitje

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Atmosfera sportive në Durrës ka ndryshuar shumë, pasi ecuria pozitive e Teutës në Kategorinë Superiore ka sjellë zgjimin e tifozëve durrsakë. Nuk kanë pritur ditën e ndeshjes, por kanë qenë prezent në seancën e fundit stërvitore rreth 20 tifozë vendës. Ata kanë shoqëruar me brohoritje, kore dhe këngë seancën e fundit stërvitore në kompleksin "Olympic Parc". Kjo tregon se sot shkallët e stadiumit "Niko Dovana" do të zhurmojnë përgjatë gjithë takimit. Tifozët kërkojnë vazhdimisht nga skuadra të luajnë si në javët e fundit dhe të marrin fitore ndaj Partizanit. Lojtarët janë ndier mirë nga mbështetja e tifozëve në stërvitje dhe janë afruar për t'i përshëndetur. Sot pritet një atmosferë e zjarrtë në mbështetje të Teutës, që më në fund ka gjetur lojtarin e 12-të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.