Trajneri korçar shmang fjalën titull

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Pyetjes se a e mendonte se një ndeshje e tillë, në javën e 16-të, do të kishte rëndësi dhe ndikim për titullin kampion, pasi diferenca është 6 pikë, trajneri Shkëmbi iu përgjigj: "Çdo ndeshje është e rëndësishme, pavarësisht se ku ndodhet kundërshtari. Si për mua dhe lojtarët, ky takim ka të njëjtën rëndësi si sfidat e kaluara apo edhe me ndeshjet që do vijnë. Nuk e shohim me atë sy, pavarësisht emrit të kundërshtarit që të detyron të mendosh pak më shumë. Ndoshta, dëshira është pak më e madhe të mposhtësh Partizanin, por nuk ka aspak ndryshim nga mënyra sesi e kemi menduar apo përgatitur këtë ndeshje nga duelet e tjera".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.