ega kunj" ri#alë#e: Partizanin e kanë rikë

Duam pikë me Teutën, më vjen keq për dënimin e tifozëve

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE - ILIR CARA

Në prag të ndeshjes me Teutën, në konferencën për shtyp të trajnerit të Partizanit është parë një Skënder Gega ndryshe. Trajneri e nisi fillimisht me përgjigje koncize për të shpërthyer më pas, ku ai pohoi se nuk e kishte ditur se e kanë kaq frikë Partizanin. Gega pohoi se pret vetëm fitoren në Durrës, por jep mesazhin e tij edhe për kundërshtarët dhe FSHF-në, që sipas tij e kanë marrë për dobësi mirësjelljen dhe profesionalizmin e treguar deri tani nga të kuqtë.

A mund të vendosë shumë sfida me Teutën për Partizanin?

Është një ndeshje si gjithë të tjerat. Kemi dhe dy ndeshje të tjera për gjysmën e kampionatit. E shohim këtë takim si ndeshjen e radhës. Është një ndeshje e fortë dhe ne e vlerësojmë shumë kundërshtarin. Kemi vlerat tona dhe forcën tonë. Do të shkojmë në Durrës me qëllimin vetëm që të fitojmë.

Duhet të presim ndonjë ndryshim për këtë takim, duke qenë se Malën mund ta shohim në vendin e Ibrahimit?

Nuk kemi vendosur asgjë. Para ndeshjes do të zbulojmë formacionet. Kemi menduar lëvizje të vogla. Kemi 18 lojtarë të gatshëm.

Mund ta shohim Hebajn që nga minuta e parë?

Hebaj është sulmues 'race'. Është pjesë e grupit dhe jemi të kënaqur që shënoi dy gola. Nëse e shohim se është gati, do të jetë titullar.

I druheni faktit se mund të prishen ekuilibrat në skuadër, duke bërë spostime në fushë?

Nuk mund të bëj parashikime. Do të shoh për Malën. Do ta shohim në stërvitje. Mala adaptohet shumë mirë dhe në të shkuarën ka luajtur në mbrojtje. Do të ishte mirë që të ishte dhe Ibrahimi.

Në Durrës janë mobilizuar për këtë takim. A jua shton kjo presionin?

Ne gëzohemi nëse stadiumet janë plot me tifozë. Është nxitje për të luajtur më mirë, për të shprehur "fair- play". Unë e dua stadiumin plot, qoftë dhe kundër nesh, pasi vetëm nxitemi.

Po thirrja që lojtarët tuaj kanë bërë në rrjetet sociale për të pasur sa më shumë mbështetje a merret si tregues i trysninë mbi ekipin?

Unë u bëj thirrje tifozëve para mediave, që të mos

tërhiqen edhe pse kanë lajme të hidhura se nuk do të jenë ndaj Kukësit. Ata janë pjesë e jona e rëndësishme. Durrësi është afër dhe luajmë si në shtëpinë tonë.

Duke marrë në konsideratë faktin se Skënderbeu është i dënuar nga UEFA, mund të thuhet se Teuta është rivali juaj për titull?

Jemi në gjysmën e punës, në gjysmën e kampionatit. Është një rrugë shumë e gjatë dhe nuk e vë gishtin tek asnjë ekip. As unë që jam në vendin e parë, besoj se nuk janë gjërat edhe aq të lehta.

Fitoren më të thellë këtë edicion e keni me Teutën, mendoni se mund ta përsërisni këtë sukses edhe në Durrës?

Uroj të shënojmë një gol dhe topi të kalojë vizën. Shkojmë për fitore. Teuta ka bërë mirë në javët e fundit.

Mendoni se të dyja skuadrat janë në kushte të barabarta në këtë duel?

Duke qenë se jemi aty-aty, do mundohemi që të jemi të kujdesshëm dhe të dalim pak sipër atyre, duke qenë të fokusuar, duke qenë vigjilent gjatë gjithë kohës. Ndeshja e kaluar ka qenë ndeshje e kaluar dhe nesër do të jetë një ndeshje tjetër.

Ndieni keqardhje që tifozët do u mungojnë në ndeshjen me Kukësin?

Ata janë lojtari jonë i dymbëdhjetë, aq më tepër tifozët e Partizanit, të cilët u japin bukuri stadiumeve. Në derbi tifozët u sollën mjaft mirë. I dhanë atmosferë derbit. I kishim shtysë të madhe. Pa tifozë është bosh. Uroj që të ndryshojnë gjërat deri me Kukësin. Nuk besoj se tre adoleshentë, të cilët vetëm përqafuan lojtarin që shënoi gol, nuk mund të quhet dhunë. Dhuna është tjetër, kur ndërpritet gara, kur ka dhunë ndaj arbitrit apo sportistëve. Të shkosh e të përqafosh një lojtar dhe të largohesh në 30 sekonda nuk them se është dhunë. Klubi ka gjuhën e vet si do ankohet. Më vjen keq që ndodh për të disatën herë, pasi unë dua tifozët.

Por, hyrja në fushë për të festuar mund të kthehet në precedent...

Nuk them se është shembull i mirë, por ka apelime, ka tolerime dhe investigime se sa e kanë dëmtuar ndeshjen. Ata u futën dhe dolën, pa e ndërprerë ndeshjen. Ata që e marrin përsipër të organizojnë ndeshjen, duhet të jenë më vigjilent. Është puna jonë, djersa jonë. Me tre djem të ri nuk është normale që të na dënojnë.

Jeni dënuar prej mjeteve piroteknike dhe sendeve në fushë...

Të gjithë shohim se çfarë ndodh. Nëse sheh në një ekip futbolli, në një familje nuk është asgjë e përkryer. Të gjithë e shohim se çfarë ndodh në stadiume. Nuk na pyet njeri nëse kemi ujë të ngrohtë apo të ftohtë. Askush nuk pyet se çfarë rregullash apo ligjesh ka 20 km larg Tiranës, autobusi nuk hyn dhe ecim 10 km në këmbë. Dua që të paktën mos të na heqin tifozët. Nuk e dija se e kanë kaq frikë Partizanin, që do e pengonin në çdo mënyrë. Lojtarët janë grup dhe jemi si një familje. Jemi në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike. Që kur kam ardhur s'kam premtuar fitoren e titullit, por vetëm ndeshjen e radhës.

I druheni gjykimit në Durrës dhe kush ju ka frikë, duke qenë se e përmendët më lart?

Ju e shikoni vetë se kush na ka frikë. Kundërshtarët mundohen në çdolloj mënyre. Nuk shoh ndeshjet e dënimet e kundërshtarit. Mënyra si po dënohemi dhe po ndëshkohemi i përfshin të gjithë faktorët.

Jeni vlerësuar për punën nga "ish"-ët e Partizanit të fundit kampion, të cilët në unison thonë se duhet një sulmues. Ju çfarë mendoni?

Unë i falënderoj. Nëse kanë këshilla, i falënderoj për herë të dytë. Nëse kanë kontribuar në të shkuarën për Partizanin, sërish i falënderoj. Unë jam trajneri i Partizanit. Qëllimi im është ndeshja e radhës dhe do ia lëmë kohës. Sugjerimet janë dashamirëse dhe kaq.

Ka një ndryshim politikash nga ju si klub me FSHF-në?

Nuk duhet të merret sjella e mirë dhe profesionalizmi si dobësi dhe supermodesti. Ne po mundohemi të japim shembullin e mirë brenda dhe jashtë fushe dhe duam të japim një mesazh te mediat dhe kudo si nivel i lartë profesionalizmi, por nëse kjo e shqetëson FSHF-në dhe do të sillemi ndryshe, nuk është problemi ynë dhe i dikujt tjetër. Nuk ka asnjë lloj politike, por bëjmë punën tonë.

Mund të rrezikoni me rastin e Hoxhës që nuk u veprua si me Trashin, të krijohet një precedent i ri në ekip?

Është diçka e kaluar dhe meqë u rikthyet, po e them. Keni qenë prezentë në konferenca dhe pas ndeshjes. Rasti i Trashit ishte brenda klubit, ekipit dhe grupit. Albani ishte jashtë fushe. Ishte në orët e pushimit, orët e lira. Ai e ka tepruar me pijen, por në fushë ka qenë ekselent. Nuk e di dozën e alkoolit se sa e ka tepruar. Masën e merr klubi dhe drejtuesit. Masa ishte për të hequr shiritin e kapitenit dhe për ta aktivizuar. Luajti shumë mirë dhe na ndihmoi. Mos e hapni më këtë temë për Alban Hoxhën. Është lojtar titullar dhe kjo është e rëndësishme. Është një nga shtyllat e klubit ndër vite dhe po të kem mundësi, çdo njeri nga 18 vjeç deri 30 vjeç do ta bëja kapiten për të ndier peshën e fanellës.

A do të jetë sërish Albani kapiten?

Për mua ai është lider. Shiritat lëvizin dhe për mua nuk kanë rëndësi. Duhet të japë kontribut dhe një mision që e kemi nisur. Askush nuk është perfekt. Të gjithë gabojmë.

Mensah dhe Gega gjatë konferencës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.