Tatimet në Vlorë: Flamurtari paguan si VIP

Drejtoresha Resulaj: Ja marrëveshja që kemi me klubin

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE - ERMAL SIKA

Ashtu si vitin e kalu ar edhe këtë se zon, alarmi i Flamurtarit për një pjesëmarrje të mundshme në Kupat e Europës bie prej Tatimeve. Pas deklaratës së bërë nga administratori Sinan Idrizi, “Panorama Sport” kontaktoi drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Vlorë, Pranvera Resulaj. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, drejtoresha Resulaj thotë se Flamurtari deklaron shuma të larta ose realitetin, ndaj dhe rezulton debitor. Sipas drejtoreshës së Tatimeve, klubi ka lidhur një marrëveshje me këtë institucion që detyrimet tatimore t’i paguajë njëherë në tre ose gjashtë muaj. “Flamurtari ka një veçori tjetër krahasuar me klubet e tjera. Klubi i Futbollit Flamurtari

në Tatime deklaron shuma të larta, deklaron realitetin. Duke deklaruar realitetin, i bien detyrime sikur është një kompani që ka 350 punonjës. Pra, paguan njësoj sikur të ishte një kompani e madhe që ka 300-400 punonjës, aq shumë sigurime i llogariten. Ka pagesa shumë të larta. Meqenëse pagesat nuk i marrin çdo muaj, ne kemi bërë marrëveshje që detyrimet tatimore t’i paguajë njëherë në tre muaj ose gjashtë muaj, sipas fondit që vjen, sipas pagesave. Kjo është edhe arsyeja që del debitor. Nuk do të thotë që ka kohë pa paguar, por del debitor për shkak se ka pagesa të larta. Pagesat i kanë shumë të larta dhe kjo ngaqë i kanë reale sipas kontratave. Me sa më kujtohet, në muajin shtator ka bërë pagesën e fundit, kështu që i bie

të ketë tre muaj pa paguar sigurimet. E ka në marrëveshje, kështu që është brenda rregullave me ne. Si Flamurtari të ishin të gjitha klubet e futbollit në Shqipëri”, përfundon Resulaj. PAGAT

Jo vetëm detyrime tatimore, por te Flamurtari ka edhe një çështje pagash. Por, gjasat janë që klubi t’u shpërndajë lojtarëve pagat si dhuratë për festat e fundvitit. Burime nga klubi bënë me dije për “Panorama Sport” se drejtuesit po mendojnë që të paktën t’u japin një pjesë

të pagave deri në ditët e fundit të dhjetorit, meqë janë edhe Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Ditët e fundit, marrë shkas edhe nga ato çka kanë qarkulluar për situatën e pagave te Flamurtari, administratori Sinan Idrizi u ka dërguar një mesazh të qartë lojtarëve dhe stafit teknik. “Pagat i keni të sigurta. Vonesat janë për shkak të procedurave. Fondet janë të garantuara. Nuk ka asnjë problem. Ju shikoni fushën e lojës. M’i lini mua çështjet jashtë saj”, u ka thënë Idrizi lojtarëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.