Teqja: Luftëtari ka sulm të rrezikshëm, na duhet vetëm fitore

Mbrojtësi, gati për sfidën e së dielës ndaj gjirokastritëve

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE - Abdulla Dushku

Skuadra e Kamzës vijon intensivisht stërvitjet, për sfidën e radhës me Luftëtarin. Një ndeshje, e cila do të jetë sfida më e rëndësishme e këtij sezoni. Duke e pasur rival direkt në luftën e mbijetesës, sigurisht që ky takim kërkon një përgatitje të lartë dhe një përkushtim maksimal. E për këtë të gjithë janë hedhur në sulm për të ndihmuar skuadrën. Si stafi drejtues, po ashtu edhe stafi teknik, po bëjnë të gjitha përpjekjet që skuadra e tyre të mos dalë nga fusha pa tri pikë. Më shumë se kurrë janë të nevojshme të tria pikët e kësaj sfide, duke qenë se ato dyfishohen kur ke përballë një rival direkt. Kamza në të takim vjen më e përforcuar se kurrë. Të gjithë lojtarët e skuadrës janë në dispozicion të trajnerit, duke mos pasur asnjë mungesë si nga ana shëndetësore. Të gjithë janë në gjendje optimale, po ashtu asnjë futbollist nuk është i pezulluar për kartonë. Qendërmbrojtësi i Kamzës, Olsi Teqja, që tashmë e kaloi dëmtimin në gju, me të cilin pati probleme disa javë më parë, duket në formë. Për ndeshjen kundër Luftëtarit tek ai varen të gjitha shpresat e mbrojtjes, duke pasur pozicionin e qendërmbrojtësit. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” lidhur me këtë takim, ai u shpreh se skuadra mund të fitojë. “Është ndeshje e vështirë, ku duhet impenjimi maksimal. Luftëtari ka sulm të rrezikshëm që kërkon kujdes. Gjithsesi, skuadra jonë është e përgatitur për fitore. Kjo fitore na vlen shumë, për më tepër moral edhe se gjendja e renditjes e bën dhe më të domosdoshme”, është shprehur Teqja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.