Vora hidhet në sulm

Panorama Sport (Albania) - - OPINIONE -

Vora u ka dhënë fund dje përgatitjeve për ndeshjen e radhës që do të luajë sot në transfertën e Fushë- Krujës përballë Ilirisë. Një sfidë e vështirë për vorakët. Trajneri Gerald Çani ka dhënë dje udhëzimet e fundit për të tijtë, ndërsa do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët. Vora nuk ka se çfarë të humbasë në këto ndeshje, pasi renditet në vendin e fundit dhe do të kërkojë medoemos fitoren. Pritet të jetë një përballje e fortë, ndërsa trajneri Çani do të hedhë në fushë futbollistët më të mirë që ka në dispozicion. Tekniku dje ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ndërsa stafi teknik ka shumë besim se skuadra do arrijë të marrë një rezultat pozitiv. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.