Korabi luan mbijetesën

Panorama Sport (Albania) - - OPINIONE -

Korabi do të presë sot në fushën e vet skuadrën e Shënkollit në një sfidë shumë të rëndësishme. Dibranët vijnë pas dy humbjeve radhazi, fillimisht në Dibër ndaj Vllaznisë dhe më pas në Shijak përballë Erzenit. Sot, Korabi do të presë Shënkollin ku objektivi i vetëm do të jetë fitorja. Në një prononcim për gazetën, mbrojtësi Ervis Koçi shprehet: “Luajmë që të rikthehemi te fitorja, pasi kemi pësuar dy humbje, me vendin e parë Vllazninë dhe Erzenin e vendit të dytë. Me Shënkollin duam të kthehemi te fitorja, pasi humbja e fazës së parë në transfertë ishte e hidhur dhe grupi sapo ishte formuar. Gjithë javën jemi stërvitur fort për të vetmin rezultat, fitoren”, përfundoi Koçi. Fatmir Zhuzhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.