Erzeni nuk e mendon dështimin

Panorama Sport (Albania) - - OPINIONE -

Erzeni ka zhvilluar dje në mesditë seancën e fundit stërvitore për ndeshjen e parafundit të këtij viti që do të luajë në transfertë ndaj Burrelit. Erzeni është pretendent serioz për të hyrë në Superiore. Mesfushori me tipare sulmuese, Rejnaldo Troplini, shprehet: “Ashtu siç kemi bërë për çdo ndeshje, duke u stërvitur maksimalisht, të njëjtën gjë kemi bërë dhe gjatë kësaj jave. E vlerësojmë këtë skuadër, siç bëjmë zakonisht. Kësaj sfide ia kemi bërë hyzmetin nga ana e përgatitjes dhe objektivi i vetëm është fitorja. Në skuadër ekziston një frymë e lartë mobilizimi dhe shpresojmë e besojmë në realizimin e këtij objektivi që është fitorja”, tha Troplini në prononcimin e tij. Fiqiri Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.