Besa kërkon fitore për tifozët, dëmtohet Mihani

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

Verdhezinjtë pas katër javësh do të kenë sot mbështetjen e tifozërisë së tyre. Kthimi i tifozëve shihet si motiv bazë që i detyron edhe futbollistët të kërkojnë patjetër fitoren. Gjatë të gjithë javës, që nga portieri Miraka e deri te sulmuesi Çekiçi, kanë deklaruar hapur dhe krejt sinqerisht se ndihen borxhlinj ndaj ultrasve të tyre. Për të gjitha këto arsye, kavajasit sot jo vetëm që synojnë fitoren, por të bindin dhe argëtojnë tifozët e tyre. Për takimin e sotëm, trajneri Begeja do të vuajë përsëri mungesën e qendërmbrojtësit Memini që është ende i parikuperuar. Shqetësim mbetet edhe kapiteni Meglid Mihani që është i dëmtuar, i cili është stërvitur veçmas nga grupi. Nuk dihet nëse Mihani do startojë nga minuta e parë apo do hyjë të ndihmojë ekipit në rast nevoje. E gjithë pjesa tjetër e grupit është e plotë, çfarë e lehtëson trajnerin Begeja. Vizita e pardjeshme në qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe pritet të sjellë fat për skuadrën në ndeshjen e sotme. Feriz Ferizaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.