Pogradeci nuk e mendon blofin

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

Liqenorët nuk kanë një ecuri të mirë në këto dy ndeshjet e para të kësaj faze me një barazim dhe një humbje. Liqenorët do të presin sot Orikumin dhe kapiteni Miklovan Pere shprehet: “Ju presim në stadium, pasi ne do të bëjmë autokritikë. E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, por ne jemi të destinuar vetëm të fitojmë. Jemi në një gjendje mjaft të mirë sportive ku gjatë këtyre ditëve kemi rikuperuar gjithçka, kështu që edhe mungesa nuk kemi. Luajmë në fushën tonë dhe kërkojmë edhe mbështetje nga tifozët, me çdo çmim ne duhet të fitojmë. Ne kemi treguar se ndaj ekipeve cilësore luajmë shumë herë më mirë”, u shpreh kapiteni Pere në prononcimin e tij. Romeo Xinxifi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.