Kotorri: Kjo është “finalja” jonë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

Elbasani dje u dha fund përgatitjeve në kuadër të ndeshjes me Turbinën. Takimi do të luhet sot në “Elbasan Arena”. Verdheblutë luajnë një ndeshje direkte për mbijetesë. Trajneri Elvis Kotorri shprehet: “Normalisht, është e kuptueshme që në situatën ku ndodhemi na bëjnë punë vetëm tri pikët. Luajmë në fushën tonë përballë një rivali direkt dhe nëse nuk fitojmë këto ndeshje, ku do i marrim pikët? Ndaj, jemi tërësisht të përqendruar në këtë përballje dhe kam besim se do ta kalojmë me sukses. Më vjen keq që të dyja skuadrat luajnë për mbijetesë, por ky është futbolli. Vërtet jemi të fundit në klasifikim, por kemi treguar se nuk e meritojmë të jemi në këtë gjendje”, tha Kotorri. Vladimir Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.