Gjoni pret kthesën e Besëlidhjes

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

Lezhjanët e Besëlidhjes, nën drejtimin teknik të Vladimir Gjonit, të premten mbyllën javën stërvitore për ndeshjen që do të luajnë sot ndaj Veleçikut. Trajneri Vladimir Gjoni në një prononcim për gazetën shprehet: “Mbyllëm javën stërvitore për llogari të transfertës ndaj Veleçikut, që e kemi vlerësuar maksimalisht. Me formën që po kalon ekipi, tani jam i kënaqur nga të gjitha pikëpamjet, ndonëse duhet shumë punë për të shkuar aty ku është më e mira. Gjithsesi, trendi është pozitiv, ndaj jam i kënaqur. Besoj në atë që futbollistët e kanë performuar gjatë stërvitjes dhe sidomos në ndeshjet e testit. Gjithçka do të jetë në favorin tonë”, përfundoi trajneri i lezhjanëve, Gjoni. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.