Akte vandale, dhunohet një stjuarde

Panorama Sport (Albania) - - ITALI -

Juventus-Inter është hapur dhe mbyllur me dy episode të shëmtuara: së pari, një pjesë e mbështetësve zikaltër nuk respektuan heshtjen prej një minute në nder të Luixhi Radiçes (ish-milanist, fitues i Kupës së Kampionëve me kuqezinjtë në ’76-ën). Ndërsa në fund, në sektorin interist janë prishur disa ndenjëse dhe, ndër të tjera, është dhunuar një stjuarde femër e “Allianz Stadium”: gjithçka lindi nga një grup ultrasish zikaltër që u lanë jashtë për probleme me teserën e tifozit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.