Miranda: Demonstruam se jemi në nivelin e Juventusit

Panorama Sport (Albania) - - ITALI -

Zhoao Miranda u pa titullar në mënyrë surprizë kundrejt Stefan De Vrajit, me mbrojtësin brazilian të Interit, i cili pavarësisht humbjes së pësuar sheh me optimizëm përpara, pas transfertës në Torino. “Është një humbje që djeg, pas një ndeshjeje të madhe nga ana jote. Gabuam disa raste të rëndësishme që ndërtuam, por Juventusi sërish u konfirmua cinik dhe na goditi në të vetmin rast ideal që ndërtoi. Gjithsesi, askush nga ne nuk ka pse të trembet pas një humbjeje si kjo, sepse treguam në Torino se jemi fare pranë nivelit të Juventusit dhe duhet të vazhdojmë mbi punën që kemi nisur. Kjo humbje do të na japë shumë stimuj edhe për ndeshjen decizive në Champions, kundër PSV-së ku na duhet të fitojmë me çdo kusht dhe më pas të presim lajme të mira nga Barcelona, ku jam i bindur se në fund do të jemi ne që do të festojmë kualifikimin për në 1/8-at. Diferencat e vërteta mes nesh dhe Juves? E thashë edhe më lart: ne ndërtuam 34 raste për gol dhe gabuam, goditëm shtyllën, ndërsa Juventusi në të vetmen që pati na dënoi”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.