“Juvja fitoi me eksperiencë, Politano-Borha? Nuk do fle”

Panorama Sport (Albania) - - ITALI -

Interi shtyn sulmin për kreun. Skuadra e Luçiano Spaletit paraqitet megjithatë në “Allianz Stadium”, duke konfirmuar parashikimet pozitive e pragsfidës, arrin t’i krikjojë më shumë se një rrezik kryesueses, por në fund i dorëzohet golit të Manxukiçit, jo pa pengun e shtyllës së goditur nga Galjardini. Trajneri zikaltër është parë dukshëm i zhgënjyer pas humbjes me Juventusin, që tani e distancon 14 pikë nga vendi i parë i blinduar nga bardhezinjtë. “Nëse shënonim ne të parët, ndeshja mund të kishte ndryshuar”, ka shpjeguar Spaleti në fund të takimit për “SportMediaset”. “U lejuam shumë kundërsulme, gabimet taktike ishin të pafalshme. Nuk arritëm të ishim konstantë përgjatë gjithë 90’: duhet të hedhim hapa përpara në leximin e kundërshtarit. Më vjen keq që dolëm pa pikë”. JUVJA, EKSPERTE - Spaleti, në krahun tjetër, i thur elozhe rivalit: “Siç thashë, në shumë raste e interpretuam keq ndeshjen, ndërsa Juventusi nuk gaboi asgjë. Na rikuperuan shumë topa dhe shpeshherë këto episode bëjnë diferencën. Megjithëse në disa faza skuadra më pëlqeu, dha më shumë nga se parashikohej dhe kjo është një shenjë e mirë. Ndërsa Juvja në menaxhimin e faulleve tregoi eksperiencë. Ne, në të kundërt, bënim ndërhyrje banale duke humbur kohë”. IKARDI E MANXUKIÇ – Më pas Spaleti analizoi paraqitjen e kapitenit të tij: “Bëri detyrën e tij: vrapoi, u treguar edhe më i zoti se në raste të tjera me ndihmën që i dha skuadrës në mesfushë”. Lidhur me golin e kroatit, që vendosi sfidën: “Përpara se Manxukiç të shënonte po thërrisja Zhoao Marion sepse nuk ishte rreshtuar vija e mbrojtjes, ai qëndroi pranë meje dhe kundërsulmi i radhës na ndëshkoi: dukej që një lojtar po qëndronte i lirë pas linjës defensive. Nuk duhet të shpërqendrohemi për asnjë moment, sepse në momentin që humbëm fokusin pësuam gol”.

ZËVENDËSIMI POLITANO-VALERO – Lidhur me lëvizjen taktike që habiti paksa të gjithë, trajneri ka shpjeguar: “Sulmuesi duhet të qëndronte më i tërhequr për të ndjekur Kanselon, Juventusi edhe në markime tregoi zotësi. Nga fillimi i sezonit thuhet se gaboj zëvendësimet, por kërkova të hedh në fushë një organizator cilësor në mesfushë: Borha di kur duhet të pasojë, kur ta kontrollojë, kur të nisë sulmin. Tani nuk do fle deri të shtunën e ardhshme, netët janë për ju”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.