NOTAT

Panorama Sport (Albania) - - ITALI -

SHEZNI 6 – I kujdesshëm kur thirret në apel, por pa iu dashur që të bëjë ndërhyrje të mëdha. Ndeshja përgjithësisht e qetë, falë edhe provës monstruoze të dy qendërmbrojtësve bardhezi.

DE SHILJO 6 – Mbron mirë zonën e tij dhe nuk ngurron që të propozohet edhe në sulm. Ndeshja jomadhështore, por me personalitet. BONUÇI 6.5 – Nuk gabon asgjë dhe është si gjithmonë i saktë me krosimet e tij të gjata. Me shokun e repartit formojnë një dyshe jashtëtokësore.

KIELINI 7.5 – Ka një formë fizike të jashtëzakonshme dhe e konfirmoi duke bllokuar jo vetëm Ikardin, por edhe çdo top që mund të mendohej se mund të kalonte tek interisti. Në zonën e tij as që mund të gabosh ta mendosh se mund të kalojë diçka. Gladiator i vërtetë! KANSELO 7 – Njeriu asist fenomenal, pasi është ai që i zhduket pas shpatullave Vrsalikos dhe ofron atë krosim të ëmbël si çokollatë për Manxukiçin. Interi e konfirmoi se ka humbur një lojtar madhështor, ndonëse portugezi ka ende për të mësuar diçka në fazën kur i kërkohet të bëjë detyrat mbrojtëse. “Konkordi” i Juves!

PJANIÇ 5 – Më i dobëti në fushë për padronët e shtëpisë, sepse kartoni i verdhë pas vetëm 6 minutash lojë e kushtëzon dhe ai as që mund të provojë të kërkojë një përplasje të vetme me Brozoviçin. Në të 82-ën Emre Xhan (pa notë).

BENTANKUR 6 – Dritë dhe hije në një ndeshje me shumë intensitet. Shpesh është shumë i ashpër, në të tjera tepër i nxituar, por në fund arrin që të dalë me një paraqitja aspak negative.

MATUIDI 6.5 – I fal vetes disa gabime në fazën mbrojtëse, me ndërtimin e aksionit nga ku nis edhe goli që vendosi ndeshjen. DIBALA 6 – Lëviz në të gjithë fushën, siç i kërkon Alegrit, por është më efikas larg portës sesa pranë saj, ku edhe pse i shfaqen rastet për të provuar goditjen, nuk e bën kurrë. Shpëton ndeshjen e tij vetëm për altruizmin dhe shpirtin e sakrificës që tregoi në fushë. Në të 71-ën i lë vendin Kostës (nota 6), i cili me shpejtësinë e tij tregohet i pakapshëm për rivalët dhe fiton sekonda të rëndësishme për Juven.

MANXUKIÇ 6.5 – I zoti për t’u gjendur në vendin dhe në kohën e duhur, pas një ndeshjeje që si rrallëherë nuk e pa që të merrte mundimin as të dyluftonte. Pastaj, një krosim si ai i Kanselos nuk mund ta shpërdoronte. Goli i shtatë në Serinë A dhe i teti sezonal për kroatin. RONALDO 6 – Mbrëmja e parë si aktor joprotagonist. Ka disa spunto të bukura, me disa driblime personale, por fatkeqësisht, në asnjë moment nuk provoi dot goditjen.

Trajneri Masimiliano ALEGRI 7 – Nisja rekord në Europë dhe do të mjaftonte kjo për të vlerësuar punën e tij. Juventusi edhe njëherë tjetër tregon dhe lëshon mesazhin e qartë se as sivjet nuk ka ndërmend që të vetëkënaqet, pasi vuan, pret dhe në fund godet. Thjesht e pamëshirshme!

HANDANOVIÇ 6,5 – Në rastin e golit nuk ka faj, i shpëton disa herë zikaltrit me ndërhyrje “supermeni” (mbi të gjitha, goditja e Kielinit në zhvillimet e një korneri).

VRSALIKO 5 – Fajtor sepse fillimisht i shpëton Kanselo e më pas i lejon portugezit të shërbejë krosimin e golit.

MIRANDA 5,5 – Gabon shumë, veçanërisht në pjesën e dytë kur Juventusi vendos këmbën te gazi, por vuan edhe në fazën e organizimit të lojës.

SHKRINJAR 6,5 – Një nga të fundit që dorëzohet: monumental si zakonisht në pozicionim dhe dyluftimet një kundër një. AZAMOAH 5 – Në mbrëmjen e djeshme, Azamoah i vërtetë qëndroi në shtëpi: defekte në shpirtin e iniciativës e më në përgjithësi në personalitet.

GALJARDINI 5,5 – Interpreton mirë rolin e mesfushorit me tipare sulmuese deri në momentin kur godet shtyllën (më shumë fat i keq se gabim, ai i italianit). Bie në pjesën e dytë (nga 69’ KEITA 5,5 – Nuk arrin të gjejë golin apo të shërbejë shokët e skuadrës). BROZOVIÇ 6,5 – Perfekt në pjesën e parë si në shpërndarjen e topave, po ashtu edhe në mbylljen e hapësirave në fazën mbrojtëse. Mban ritmin edhe në 45’ e dyta, kur skuadra nis ta ndihmojë më pak. ZH.MARIO 5,5 – Nuk është lojtari që shihej si i panevojshëm, por në thelb nuk dhuron “shkëndijën” e kërkuar nga rasti: i lehtë, shumë i lehtë në dyluftimet me kundërshtarin (nga 77’ L.MARTINEZ 5,5 – Ka në këmbë një shans të artë, por e djathta e tij është shumë e dobët). POLITANO 6 – Faktor kyç i sulmeve interiste në pjesën e parë, ku i shkon pranë edhe golit. Spaleti e sakrifikon përpara kohe dhe me shumë mundësi gabon (nga 58’ B.VALERO 5,5 – Nuk tregon as ritmin e as idetë e duhura për të përballuar bardhezinjtë).

IKARDI 6 – Ka shumë pak raste të mira në dispozicion, por i menaxhon me kthjelltësi dhe zgjuarsi: për fat të keq, as Galjardini e as Politano nuk arrijnë të shfrytëzojnë mundin e kapitenit.

PERISIÇ 5 – Paraliza që e përndjek prej kohësh nuk i ndahet as në një nga mbrëmjet më të rëndësishme të sezonit. Ku ka përfunduar “Ivani i Tmerrshëm”, ai që, edhe me gjysmën e forcës, thyente kundërshtarët?

Trajneri Luçiano Spaleti 5 – Paguan dy gabime kryesore: nuk aktivizon lojtarët më në formë nga 1’ dhe nuk lexon në mënyrën e duhur sfidën, me zëvendësime të diskutueshme. “Derbi i Italisë” meritonte konsideratë më të madhe, pavarësisht sfidës së afërt me PSVnë në Champions.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.