Pengu i Galjardinit: Sikur ta kisha ngritur kokën…

Panorama Sport (Albania) - - ITALI -

Në momentin kur Ikardi i shërbeu atë pasim në një “pjatë të argjendtë”, ndonjë tifoz interist në shkallët e “Allianz Stadium” me siguri do ketë festuar përpara kohe. Por, goditja e Roberto Galjardinit që mund t’u kishte dhënë një avantazh të çmuar zikaltërve u ndal vetëm në shtyllë. Pas një paraqitjeje me ulje- ngritje, megjithatë pozitive, mesfushori është ndalur nga “Sky Sport”: “Vuajtëm në fund të një pjese të parë që thuajse dominuam, por shpërdoruam dy raste të mira ku duhet të shënonim dhe skuadra si Juventusi nuk falin. Dalim me 0 pikë, por të vetëdijshëm për forcën që treguam”. GARA PËR CHAMPIONS DHE SHTYLLA – “Duhet të rikuperojmë terren, – vijoi 24- vjeçari , - të grumbullojmë sa më shumë pikë e të shohim në mars apo prill ku do renditemi”. Por, pyetja kryesore lidhet me shtyllën “famëkeqe”: “Për fat të keq, shkoi kështu… Ende nuk e kam riparë. Kërkova goditjen diagonale, ndoshta nëse do kisha ngritur kokën do godisja në shtyllën e parë dhe Shezni nuk do e kishte arritur kurrë. Problemi? Që nuk kemi vazhdimësi për 90’! Për një pjesë të madhe loje u krijuam vështirësi, por nuk mbajtëm ritmin. Topi nuk duhej humbur, sepse kur e ka Juvja duhet të vraposh shumë”, përfundoi Galjardini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.