Kanselo: Inter më vjen keq, por fitoi më i forti

“Elozhet e Alegrit më gëzojnë, mund të përmirësohem”

Panorama Sport (Albania) - - ITALI - Përgatiti: JETON STAMOLLA

hoao Kanselo, ndoshta është loj tari që Interi pa dyshim “qan” më shumë, duke parë se çfarë po arrin të bëjë te Juventusi dhe se sa i rëndësishëm është shndërruar për formacionin e Masimiliano Alegrit. Vrapon, driblon, godet dhe ofron asiste fantastike si në rastin e golit të Manxukiçit dhe si gjysma e tri pikëve që mori Juventusi, gjysmën e atij goli i përket edhe portugezit, që flet pas ndeshjes.

Zhoao, tjetër fitore e rëndësishme, me një asist tuajin për Manxukiçin?

Po, është një sukses i rëndësishëm, kundrejt një rivali direkt për titull. Pavarësisht paraqitjes sime, mendoj se është më e rëndësishme fitorja e grupit.

Keni 14 pikë diferencë ndaj Interit, distancë e madhe dhe shumë ju shohin favoritë edhe për Champions-in?

Mendoj se është ende shpejt për të menduar se kampionati është mbyllur. Këtu mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe objektivi i vetëm është fitorja e radhës. Dhe kjo kundër Interit kishte vlerë më shumë sesa tri pikë.

Si ish- zikaltër ishte një ndeshje speciale për ju. Ju pa kundër ish-shokëve të Interit dhe i dënuat...

Interi ishte një fazë e rëndësishme e karrierës sime, ashtu sikurse është Juventusi në këtë moment, por nuk kam ndërmend të bëj krahasime. Di të them se jam shumë i lumtur te Juventusi, por Interi është gjithashtu një udhëkryq i rëndësishëm i karrierës sime, i jetës sime. Më vjen keq për ish-shokët e mi, por fituan më të fortët.

Alegri thotë se jeni rritur shumë. Si i shihni ju këto fjalë, këto komplimente të fshehura?

Unë mendoj vetëm që të stërvitem, të punoj shumë gjatë javës dhe pa dyshim që dua të bëj edhe më mirë. Mendimet dhe këshillat e Alegrit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua, por mbi të gjitha idetë e tij janë akoma më të rëndësishme për fitoret që Juventusi

ka arritur deri tani.

Ju pëlqen më shumë të luani në të djathtë apo në të majtë?

Djathtas (qesh)...

Ku mendoni se mund të arrijë Juventusi sivjet?

Duam të fitojmë gjithçka dhe mund t’ia dalim me këtë grup.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.