“Kjo Juve të tremb, Bentankur çfarë lojtari!”

Panorama Sport (Albania) - - ITALI -

Fabio Kapelo, ish-trajneri i Juventusit, komentoi ndeshjen nga paneli i televizionit “Sky”, ku ka përgëzuar bardhezinjtë për provën e tyre. “Juventusi e tregoi, fiton sepse ka cilësitë, por ajo që të godet është bindja dhe forca e saj për të vuajtur dhe për të pasur sërish forca për t’u kundërpërgjigjur. Janë thjesht të frikshëm, sepse u lejojnë shumë skuadrave që të vijnë në Torino, të bëjnë si në rastin e Interit, ndoshta ndeshjen e tyre më të mirë, u japin shpresë rivalëve se mund t’ia dalin dhe në momentin deciziv të godasin pa mëshirë. Interi më pëlqeu shumë, sidomos në pjesën e parë dhe e vuri jo pak në vështirësi Juven, por sa më shumë e ndjek skuadrën e Alegrit, aq më i bindur jam se sivjet askush as që mund ta mendojë se mund ta konkurrojë Juven. Madje, këtë ndjesi kam edhe për Champions-in. Kush e fitoi sfidën? Kielini dhe Bonuçi ishin sërish madhështorë, por ky Bentankur është mahnitës. Çfarë lojtari, çfarë karakteri. Mbuloi të gjithë ndeshjen që duhej të bënte Pjaniç, pas kartonit të verdhë që Miralem mori pas gjashtë minutash. Bentankur është një kampion”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.