Kielini: Ky ishte një sukses i marrë me forcë

Panorama Sport (Albania) - - ITALI -

Xhorxho Kielini u shpall njeriu i ndeshjes, me kapitenin e Juventusit që ishte perfekt në fazën defensive dhe largoi shumë prej telasheve që tentoi të shkaktojë Interi gjatë 90 minutave të “Allianz Stadium”-it. Në fund të sfidës, numri 3 i bardhezinjve është i lumtur për këtë sukses të radhës, por nuk kërkon që të vetëkënaqet. “Ishte një tjetër ndeshje madhështore nga ana jonë. E vuajtur, por nuk mund të ndodhte ndryshe kundër Interit, sepse realisht janë një skuadër mjaft e rëndësishme dhe do të bëjë të vuajë këdo. Njeriu i ndeshjes? Unë si gjithmonë bëj detyrën. Jam i lumtur që ia dola të largoj sa më shumë rreziqe, por pa dyshim që pa ndihmën e shokëve të tjerë nuk mund t’ia dilnim. Nuk ka asgjë të lehtë sivjet, sepse në pjesën e parë realisht ishte superior në pjesën më të madhe, por ne ditëm që të rigrupohemi, të gjejmë balancat e duhura dhe të godasim në momentin deciziv. Ishte një fitore e marrë me forcë dhe grintë nga ne”, u shpreh pas ndeshjes 34-vjeçari italian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.