Higuain kalon dhimbjet, Xhixho synon 100 ndeshjet

Panorama Sport (Albania) - - ITALI -

Nëse zbret në fushë ndaj Torinos, Xhanluixhi Donaruma mund të realizojë një tjetër arritje të rëndësishme për karrierën e tij. Nëse fakt, nëse nesër portieri i Milanit luan 90 minuta, për të do të ishte ndeshja e 100-të radhazi në Serinë A, të cilën e luan të plotë. Lajme të mira nga seanca e djeshme stërvitore e Milanit. Përveç tashmë të rikthyerit Konti, në grup është stërvitur edhe Gonzalo Higuain. Prej një jave (që nga sfida me Dudelanzhin), argjentinasi ankonte një dhimbje në shpinë, e cila mund ta pengonte të zbriste në fushë të dielën kundër Torinos, pavarësisht përfundimit të skualifikimit dyjavor për protestat në sfidën ndaj Juventusit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.