Çelsi-Siti, “shah” dhe spektakël mes 2 gjenive

Nga markimet e Hazard-Zhorzhinjo te nënta false në sulm

Panorama Sport (Albania) - - AN GLI - Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mauricio Sarri dhe Pep Guaridola do të përplasen për herë të parë mes tyre në Premier Ligë, me Mançester Sitin që është 10 pikë përpara Çelsit. Blutë e Londrës kanë fituar vetëm 1 nga 4 ndeshjet e fundit në kampionat dhe 2 të tjera i kanë humbur. Mbi trajnerin italian janë ngritur disa pikëpyetje, por sigurisht që sot në 18:30 Pep Guardiola nuk do ta ketë jetën të lehtë. Duhet të mundë një trajner të ngjashëm me të. Do të luhet "shah" dhe futboll spektakolar.

NDALO ZHORZHINJON Mançester Siti u tërbua kur Zhorzhinjo u transferua te Çelsi në merkaton e verës. Pavarësisht se kishin një akord paraprak, italo-braziliani shkoi me trajnerin e tij nga Napoli në Londër. Një transferim i tillë u "dogji" kampionëve të Anglisë, të cilët duhet t'i besonin sërish Fernandinjos. Zhorzhinjo spikati menjëherë dhe aktualisht është lojtari me më shumë pasime në Premier Ligë: 1324. Është impresionuese sesi një lojtar i tillë ka kaq shumë rëndësi te Çelsi. Por, Dele Ali bëri një punë të jashtëzakonshme dhe e ndali. Sot mund të jetë dita e Gyndoanit ose Bernardo Silvës për ta markuar.

Sulmi i Sitit- Me Serxho Agueron të dëmtuar, Pep Guardiola duhet të luajë me nëntë false. Sterling është gati të marrë nën kontroll frenat e lojës së skuadrës bashkë me Sanenë nga njëri krah dhe Mahrezin nga ana tjetër. Por Sterling do të ketë një punë të vështirë në mes të dy mbrojtësve David Luiz-Rydiger.

IZOLO HAZARDIN- Xhon Stons duhet të bëjë kujdes. Sot duhet të ndihmojë Uokerin, i cili do të markojë Eden Hazardin. Për Sitin do të jetë një provë e vështirë sepse belgu kërkon të rikthehet dhe të ndihmojë skuadrën e tij. Sigurisht që edhe për të nuk do të jetë e lehtë, sepse do të ketë vëzhgues specialë në çdo cep të fushës. Fernandinjon gjithashtu.

KANTE DHE MBROJTJAKëto janë ndeshjet ku mund të shkëlqejë N'Golo Kante. Ai është spostuar nga qendra në të djathtë në mesfushën me 3, por pëlqen sfidat ku duhet të shkatërrojë. Çelsi duhet të bëjë kujdes me mbrojtësit e krahëve, Alonso dhe Azpilikueta. Nuk duhet të qëndrojnë shumë lart sepse Siti mund t'i "vrasë" me shpejtësinë dhe me depërtimet qendrore. Bëhuni gati për spektakël.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.