Kompani: Hazard duhet të punojë akoma me Sarrin

Panorama Sport (Albania) - - AN GLI -

Visent Kompani ka këshilluar bashkëkombësin e tij, Eden Hazard, që të vazhdojë të punojë me Sarrin sepse do të mësojë shumë gjëra në aspektin sulmues. "Çelsi është një nga ekipet më të mira në kampionatin anglez. Mjafton të shohësh mënyrën sesi duan të luajnë dhe të prodhojnë futboll. Për Hazardin kjo është shumë e rëndësishme. Nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjë të tillë si Sarri në karrierën e tij. Kjo i sjell siguri për të ardhmen. Besoj se do t'i bëjë shumë mirë", ka thënë mbrojtësi i Sitit. Ai shpreson që skuadra e tij të tregojë vlerat ditën e sotme dhe të largohet nga kjo transfertë e vështirë me 3 pikët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.