Saki: Pep dhe Sarri janë mësues, Murinjos i interesojnë... fitoret

Panorama Sport (Albania) - - AN GLI -

Arrigo Saki mendon se Pep Guardiola dhe Mauricio Sarri janë të ngjashëm në mënyrën sesi duan t'i zhvillojnë ndeshjet dhe organizimin e skuadrave. Në një intervistë për "Dailymail", trajneri italian thotë se i pëlqen shumë. "Ne jemi të tre të njëjtë, sepse pëlqejmë të dominojmë ndeshjet dhe të prodhojmë futboll të bukur, emocionues dhe spektakolar. Sarri dhe Guardiola janë mësues të futbollit dhe skuadrat e tyre të mahnitin. Më pëlqen ajo që Sarri po bën te Çelsi, ndërsa për Guardiolën nuk kam fjalë", ka thënë fillimisht Arrigo Saki. Nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes edhe Zhoze Murinjo. Për këtë të fundit thotë se i mjafton vetëm rezultati. "Murinjo është trajner fitues dhe do vetëm rezultatin pozitiv. Nuk i intereson aspak mënyra sesi skuadra e tij e merr rezultatin", thotë Saki.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.