Hënes: Faza përgatitore në Katar

Panorama Sport (Albania) - - GJERMANI -

Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, ka konfirmuar faktin që skuadra e tij do të shkojë në Katar për të kryer fazën përgatitore. Hënes e dha këtë lajm gjatë vizitës së tij në një mbledhje të organizuar nga një grup tifozësh në Bavari. "Po, është e vërtetë që në muajin janar do të zhvillojmë një fazë dyjavore përgatitore në Katar. Zgjodhëm këtë vend, pasi mendojmë që i ka të gjitha kushtet që na nevojiten. Temperaturat janë ideale dhe hotelet dhe resortet gjithashtu janë të një niveli të lartë. Sigurisht kemi edhe shumë tifozë, të cilët mezi presin të shohin skuadrën nga afër, pasi në program janë edhe disa ndeshje miqësore", u shpreh Hënes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.