Gega, kunja rivalëve: E kanë frikë Partizanin

Durrësi në këmbë për duelin me "demat", Shkëmbi: Nuk firmos për barazim...

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - ANARILDO ALIA

Kishte kohë që ti fozëria durrsake e kishte humbur interesimin për Teutën, por pragndeshja me Partizanin e ka ngritur në këmbë Durrësin. Është thyer çdo parashikim, duke vendosur një rekord, pasi në ditën e parë të daljes në treg të biletave janë shitur afro 1500 copë. Dueli i sotëm me të merr statusin e një ndeshjeje për titull. Në intervistën e dhënë dje për "Panorama Sport", trajneri Bledi Shkëmbi pohoi se skuadra do të hyjë në fushë vetëm për fitore dhe kërkon të shpërblejë mbështetjen e tifozërisë vendëse. Përpos katër mungesave, Shkëmbi nuk firmos për barazim para ndeshjes, por kërkon maksimumin nga të tijtë.

Në fazën e parë ndaj Partizanit ishte një ndeshje për t'u harruar, po këtë herë çfarë prisni?

Presim që të mos përsëritet më ajo ndeshje, ajo lojë, sidomos pas pësimit të golit të parë, si dhe ai rezultat. Shpresoj që ekipi të jetë në ditën e tij më të mirë, të japë maksimumin. Kemi punuar fort dhe shpresoj të kemi dhe fatin në anën tonë për ta fituar nesër (sot). Ajo solli një situatë të tensionuar, por më pas keni një ecuri shumë pozitive, 6 fitore dhe 2 barazime. Meritë e kujt ishte ky ndryshim? Arsyeja e vetme është puna e vazhdueshme, kemi ulur kokën dhe kemi punuar shumë. Të gjithë së bashku, pa asnjë përjashtim, kemi punuar me përkushtim për t'u përmirësuar nga dita në ditë. Besojmë shumë te cilësia dhe niveli që kemi. Meritën për këtë gjë e kanë të gjithë. Por, gjithmonë ia përsëris vetes dhe lojtarëve, që futbolli aq shpejt të ngre lart dhe po aq shpejt të ul, ndaj vazhdojmë të punojmë fort.

Sa ka ndikuar tek ekipi ajo fitore karakteri që morët në Korçë?

Ka ndikuar për mirë te të gjithë. Gjatë javës kemi punuar pa eufori dhe çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Luajmë përballë Partizanit, një kundërshtari që nuk të lejon të mendohesh shumë, por vetëm të përqendrohesh në maksimum. E kam thënë që ndaj ekipeve si Partizani, Skënderbeu apo Kukësi është disi më e lehtë të përgatisësh ndeshjen.

Partizani ka treguar se nuk është i pamposhtur. A ka Shkëmbi një plan për ta thyer skuadrën kryesuese?

Nëse skuadra do sillet ashtu si duam dhe të shprehim cilësitë tona, do të arrijmë të marrim atë që ne duam. Ky ësh-

të plani më i mirë. Duam të tregojmë se në fazën e parë ishte një ndeshje rastësore dhe se ajo nuk është aspak fytyra e vërtetë e Teutës.

Cili është reparti që do ndryshonit te Partizani për këtë takim?

Me shumë meritë, ata janë në vendin e parë dhe i respektojmë

si kundërshtar, por nuk u druhemi aspak. Në përbërje kanë lojtarë me cilësi, të aftë dhe që po bëjnë shumë mirë. Të jem i sinqertë, nuk bëj dallime repartesh tek ekipet e tjera. Di të them se nëse repartet e ekipit tim do sillen ashtu siç ne duam, atëherë jam i bindur, që do ia dalim me sukses

ndaj Partizanit.

Luhet në Durrës, mendoni se do të jetë një plus më shumë për Teutën?

Normalisht që po, do të jetë një plus më shumë për ne dhe më vjen mirë që do të mbështetemi. Në fillim ka qenë disi e vështirë dhe e kemi diskutuar me të gjithë që "ftohjen" me tifozërinë ta largonim me anë të rezultateve dhe lojës bindëse. Më vjen shumë mirë që ia kemi arritur. Shpresoj që nesër t'ua shpërblejmë me një fitore.

Nëse do ishte e mundur, do firmosnit për një barazim?

Jam i mendimit që futbolli nuk ka nevojë për firma. Ekipi im, për meritë edhe të drejtuesve, asnjëherë nuk e ka presionin e rezultatit dhe kjo është shumë pozitive. Parësore është të japim maksimumin, të shprehim një futboll të bukur dhe pa dyshim jo vetëm ndaj Partizanit, por gjithmonë skuadra të hyjë në fushë vetëm për fitore, ndaj çdo rivali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.