Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Dua fitoren, mjaft me eksperimen­te!

“E provuam dhe nuk funksionoi, Koman fenomenal”

-

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ishte dje i pranishëm në konferencë­n për shtyp në prag të ndeshjes ndaj skuadrës së Nurembergu­t. Sfida do të luhet sot në orën 15:30 në "Allianz Arena". Numri një i pankinës bavareze foli për rrotacioni­n e mundshëm në prag të ndeshjes së Champions-it ku Bjaerni do të udhëtojë në Amsterdam për të siguruar vendin e parë në grup. Por, trajneri kroat nuk harroi të fliste dhe për derbin e Bavarisë ndaj Nurembergu­t.

Kimish po zhvillon një paraqitje të mirë si numër 6, do të vazhdojë të luajë kështu?

Ai ka bërë shumë mirë në atë rol, së bashku me Goreckën. Jam shumë i kënaqur nga puna e tyre, si rrjedhojë Rafinja do ta nisë lojën në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Do të kryeni rrotacion?

Nuk do të ketë rrotacion, pasi nuk funksionoi në të kaluarën. Rrotacion do të ketë vetëm atëherë kur të kemi lojtarë të dëmtuar apo të jenë duke dhënë shpirt.

Çfarë do të thotë për ju derbi?

Do ta marrim ndeshjen shumë seriozisht, nuk ka rëndësi nëse është derbi apo jo. Sigurisht që për ne kjo përballje ka aromë derbi. Ne jemi Bajerni dhe tani

po vijnë frangët.

Skuadra është rikthyer te fitoret, çfarë ka ndryshuar?

Kemi parë që në disa reparte kemi bërë shumë mirë në ndeshjet e para. Pastaj pësuam një krisje. Pasi biseduam me njëri-tjetrin, vendosëm të ndryshojmë taktikë. Lojtarët dhanë mendimet e tyre. Tani po punojmë më mirë në repartin e mbrojtjes, kjo është e rëndësishm­e në skuadrën e Bajernit.

Jeni i kënaqur me rik- thimin e Komanit?

Rikthimi i tij ishte

parashikua­r për ndeshjen ndaj Bremenit. Pas ndeshjes ishte pak i lodhur, pasi nuk kishte minutat e mjaftueshm­e në këmbët e tij. Ai na jep një kualitet ndryshe në lojë, na çon në një dimension tjetër. Si është gjendja e skuadrës?

Kam 16 lojtarë të shëndetshë­m. Roben është ende në pikëpyetje. Në mbrojtje Zyle do të luajë përkrah Boateng. Pak a shumë i njëjti formacion si ndaj Verderit në fundjavën e kaluar. Çfarë prisni nga kundërshta­ri?

Mendoj që ata do të mundohen të luajnë ndeshjen e tyre. Do të jetë njësoj si në ndeshjen me Dyseldorfi­n. Do të krijohen ngushtica në zonë dhe ne duhet të mundohemi të gjejmë hapësirat e duhura. Nëse kalojmë shpejt në avantazh, atëherë do të jetë më e lehtë për ne.

Do të ndërhyni në merkaton e dimrit?

Nuk mendoj që do të ndodhë diçka. Dejvis do të jetë me ne nga janari dhe momentalis­ht nuk na duhen lojtarë të tjerë.

Çfarë keni mësuar deri tani në kohën që drejtoni Bajernin?

Një njeri që kërkon gjithmonë të mësojë, mëson derisa vdes. Pesë muajt e parë ishin shumë të vlefshëm për mua. Mësova shumë. Mund të marrë shumë gjëra me vete nga mësimet që nxora. Në çdo të keqe ka edhe diçka të mirë.

Jeni dakord me krijimin e Europa Ligë 2?

Është njësoj si në Ligën e Kombeve. Do ta mësojmë vetëm atëherë kur ta përjetojmë. Deri atëherë të marrim një kafe dhe të presim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania