Panorama Sport (Albania)

Pele shigjetë Mesit: Jam më i mirë

“Edhe Maradona ishte më lart, Nejmarin e kam këshilluar sesi të rritet si lojtar”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Numrat një, edhe pse në epoka të ndry shme. Edhe me karriera komplet të ndryshme. Rivaliteti mes Maradonës dhe Pelesë ka qenë gjithmonë kështu, i pasur me diskutime të pafundme. Ndoshta mbi të gjitha për faktin se të bësh një krahasim mes të dyve është shumë e vështirë. Ndoshta e pamundur. “Me Diegon kam raport shumë të mirë”, ka thënë legjenda braziliane Pele, në një intervistë për “Folha De Sao Paulo”. Simboli i futbollit brazilian është lojtari i vetëm në histori që ka fituar 3 Botërorë. Ai tregon se është mirë me shëndet, por mosha ka filluar të ndihet. “Nuk ndiej më dhimbje, por jam i pafuqishëm. Duke qenë se kam pasur këmbë shumë të mira, shoh sesi kam përfunduar tani...”, thotë 78-vjeçari. Sigurisht që dëshira dhe inteligjen­ca për të folur mbi futbollin nuk i mungojnë kurrë.

Mesi jo, Maradona- Në një periudhë ku shumë emra të futbollit krahasohen me legjendën braziliane, ai ka dashur të thotë disa gjëra. Madje, ka kritika edhe për ata që Mesin e krahasojnë me të. “Si mund të krahasoni një lojtar, i cili godet mjaft mirë me të djathtën, me të majtën dhe është i mirë edhe me kokë, me njërin që godet me njërën këmbë, ka vetëm driblim dhe nuk di të godasë me kokë... Për ta krahasuar me mua duhet të gjeni dikë që i bën të gjitha këto”, thotë Pele. Vazhdon më tej me krahasimin MaradonaMe­si. “Për mua Maradona ishte një nga lojtarët më të mëdhenj që kam parë. Nëse më pyesni nëse ishte më i mirë se Mesi, ju them se ishte shumë më i mirë. Ashtu si Bekenbauer dhe Krujg, lojtarë të shkëlqyer”, shpjegon 78vjeçari. Nuk mund të mungojë një mendim për Nejmarin dhe kritikat që ai mori në kampionati­n botëror. “Është e vështirë ta mbroj për atë që bën. Por ishte edhe i pafat sepse Brazili nuk e fitoi Botërorin. Kam qenë dy herë në Europë, e kam takuar dhe kemi folur bashkë. I kam thënë se Zoti i ka dhuruar shumë gjëra pozitive, por më pas ato që bën ai e kanë ndërlikuar situatën. Megjithatë, mendoj se Nejmar është lojtar më i fortë sesa Mbape, pavarësish­t se në Europë flasin të gjithë për Kilië”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania