Panorama Sport (Albania)

Cungu: Vuajmë për të shënuar

-

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, festoi shumë pas vërshëllim­ës së arbitrit, ndërsa për mikrofonin e “SuperSport” pas ndeshjes deklaroi se skuadra e tij mund të kishte fituar me një rezultat më bindës. Shkodrani i pankinës komentoi edhe uljen në stol të Rexhinaldo­s. “Është një moment i mirë. Duhet të vlerësojmë shpirtin dhe karakterin e këtyre çunave që deri në këto momente po bëjnë mirë. Skema ideale 3-4-3? Shikoni, është shumë para kohe për të thënë si do luajë Kukësi”, tha fillimisht shkodrani për të sqaruar më pas mosaktiviz­imin e sulmuesit nga Mozambiku nga minuta e parë. “Ka pasur shqetësime­t e veta këtë javë. Kjo është arsyeja pse nuk e përfshiva në formacion. Luajti Shpehar si titullar dhe konsumoi shumë energji. Ishte e domosdoshm­e futja e një lojtari që presonte. Rexhinaldo ka luajtur me Kamzën në një terren shumë të vështirë. Ky terren është preh e traumave muskulore. Vendosa në mëngjes që mos ta sakrifikoj”. Më tej, Cungu foli edhe për momentin e mirë që po kalojnë lojtarët e krahut si Çyrbja, Melo dhe Ethemi. “Me pak kujdes mund të shënonim golin e dytë. Rexhinaldo është një lojtar që preson, jep shpirtin në fushë, ndërsa Kalaja është një lojtar krahu. Po gëzojnë formë shumë të mirë lojtarët e krahëve, kjo është arsyeja pse unë po vazhdoj të besoj tek ata. Janë lojtarë që po i japin jo vetëm pikë ekipit, po edhe ritëm. Jo rastësisht po vijnë edhe pikët”, theksoi trajneri, i cili nuk ngurron të japë një përgjigje edhe për rastin e humbur të Rexhinaldo­s. “Nuk mendoj se lojtari duhet të vonojë lojën. Nuk e kuptova pse e bëri atë kthim pas. Janë momente në të qindtat e sekondave, kur mund të marrësh një vendim. Nuk mendoj se duhet ta shohim si një shqetësim”. Në fund, një koment edhe për merkaton. “Gjithmonë kam qenë partizan i lëvizjeve të pakta. Pra, lëvizjet duhet të jenë shumë të kujdesshme. Vuajmë për të shënuar golin, shpërdoroj­më shumë”, sqaroi Cungu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania