Panorama Sport (Albania)

Shfryn Tirana, 4 gola për të larguar krizën

Kastrioti inekzisten­t në fushë, Nica: Iu dhuruam gola, pati lajthitje

- OLSI AVDIAJ

Tirana largon mak thin e rezultatev­e E Pas tetë javësh shterpësi, bardheblut­ë arrijnë të marrin fitoren e parë në "erën" Mema, duke shpëtuar nga vendet e fundit të tabelës së klasifikim­it. Një 4- 0 ndaj Kastriotit, skuadrës së fundit, që bardheblut­ë e kishin mundur, po në "erën" J e Maria, për momentin e largon ekipin kryeqyteta­s nga kriza. Vendosin Hasani, Greca, Ngo e Sentamu, të cilët janë të pamëshirsh­ëm para krutanëve. Këta të fundit, ndryshe nga takimi i fundit, nuk kanë treguar pothuajse asgjë dhe e kanë pranuar humbjen me bardheblut­ë. Merr frymë lirisht edhe Ardian Mema që fitorja i ishte bërë obsesion karriere, me një skuadër që në tetë javë kishte grumbullua­r vetëm 3 pikë, por që tani shpreson shumë. Gjithsesi, Tirana 24 herë kampione është shumë larg Europës, por beson të bëjë përpara, duke mundur këtë javë Laçin dhe për ta mbyllur me sa më shumë "pikë në qese" këtë 201 1 me dy fytyra. Sa për Kastriotin, vetëm cilësia e janarit e shpëton skuadrën nga rënia prej Kategorisë Superiore.

PJESA E PARË - Nga Tirana nuk ka pothuajse asnjë ndryshim nga sfida e kaluar me Grecën që kthehet në lojë, pas shlyerjes së kartonëve të verdhë. Te Kastrioti, Bardhi në stol, ndërsa nga "ish"- ët në fushë ishin Kuka e Domgjoni. Dhjetë minutat e para janë shumë të dobëta për të dyja skuadrat. Pothuajse asnjë rast për të qenë. Dhe pikërisht në minutën e 12të, vjen dhurata e "ish"- it Kuka, që pengon në zonë, Sentamunë. Për gjyqtarin Laver Alla penallti që ekzekutohe­t nga Hasani, i cili tund rrjetën. Tirana në avantazh dhe kërkon golin e dytë. Nica nevrikoset dhe largon mbrojtësin e djathtë, që çuditërish­t po luante mirë. Kastrioti shkon deri te zona, por nuk rrezikon pothuajse fare. Tirana nga ana e saj ka disa mundësi, por që nuk janë nga ato që të çojnë te 2-0. Gjithsesi, loja në përgjithës­i nuk dominohet nga asnjë ekip, me Tiranën që ka raste për gol. Pikërisht, në momentin kur skuadrat do të shkonin te fundi i pjesës së parë, vjen goli i dytë i Tiranës. Greca u vidhet mbrojtësve të Kastriotit dhe pas pasit të Grent Halilit del para Kukës, godet dhe 2-0. Kastrioti është i qetë dhe i dorëzuar, ndonëse mundohet. Gjithsesi, pjesa e parë mbyllet me fitoren e Tiranës, e cila asnjëherë nuk kishte kaluar në dy gola avantazh, pa pësuar të paktën një nga kundërshta­rët.

PJESA E DYTË - Nica i <hindosur lë në stol Kukën, por "muzika" nuk ndryshon.

Oshtë Tirana, e cila sa herë gjuan në portë shënon gol, ndonëse dy rastet e para të pjesës së dytë i ka Kastrioti. Në minutën e 70- të, Greca humb një gol të sigurt me portën bosh, teksa godet keq një parabolë, duke mos e çuar rezultatin në 3- 0. Në

lojë për Tiranën, Turtulli, Ngo, e Maveje dhe loja ndryshon për mirë. Dyshja e sulmit Sentamu- Ngo funksionoj­në, duke hapur kundërshta­rët. Në minutën e 7 1 - të Hasani jep një asist për Ngonë, i cili arrin të kalojë një mbrojtës, gënjen

edhe portierin, godet dhe 30. Anglezi kthehet te goli, që në takimin e parë, që luan pas dënimit dymujor. Nuk ka mbaruar ende, pasi bardheblut­ë kanë edhe një tjetër gol. Në minutën e parë të shtesës Ngo nis një aksion personal, pason te

Sentamu, që godet dhe 4- 0. Për ugandezin goli i tretë në katër takimet e fundit. Pas dy minutave, Laver Alla vendos për fundin e lojës. Tirana ia del që të marrë fitoren e tretë në kampionat dhe të parën në "erën" Mema me një goleadë. Katër gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Duket se bardheblut­ë kanë dalë nga "kllapia derbi" dhe fundtabela, e ngjiten në kuotën e 14 pikëve. Por, për momentin ama. Sepse për të dalë nga kriza duhet të fitojnë edhe në Laç. Oshtë detyrim për bardheblut­ë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania