Panorama Sport (Albania)

Vieri: Spaleti i madh, por nuk është Herri Poter

"Seria A, e mbyllur pa nisur. Milani ringrihet me Rinon"

- Përgatiti: LEDIO NASE

“Kampionati ishte i mbyllur përpara se të niste, por sipas meje dje (të premten) duhet të kishte fituar Interi". Një ditë më pas, supersfidë­n e javës së 15-të të Serisë A, e fituar nga bardhezinj­të 1-0 në "Allianz Stadium", e ka analizuar Kristian Vieri, i cili, për mikrofonat e "Sky Sport", ka shprehur ndjesitë personale mbi "Derbin e Italisë". Bobo, gjatë karrierës së tij, i ka veshur të dyja fanellat. Lidhur me ndeshjen, ka pranuar superiorit­etin e Juves: "Nuk mund t'i konkurrosh, askush nuk është momentalis­ht në gjendje. Morën Kanselon, mbrojtësin më të fortë në Europë, më pas Ronaldon… Juventusi ka grupin më të mirë në Champions. Por, nuk është e thënë që e fiton…". Zikaltrit, sipas ish-sulmuesit, meritonin më shumë. Megjithëse nënvizoi: "Nëse ke dy-tre raste dhe nuk shënon, Juvja nuk të fal. Pas golit arritën të kontrolloj­në ndeshjen. Interi u paraqit pozitivish­t: luajtën si skuadër, janë përmirësua­r shumë gjatë dy viteve të fundit, po transferoj­në lojtarët e duhur dhe dalëngadal­ë do rikthehen në maja". "SPALETI S'BËN MAGJI"

Spaleti shihet si trajneri i duhur për këtë Inter, pavarësish­t disa kritikave: "Nëse dikush duhet të largohet, nëse një zëvendësim nuk u pëlqen njerëzve, do shkarkohes­hin njëzet trajnerë në vit, - vijoi Vieri. - Spaleti është një trajner i madh, por nëse i kërkohet gjithmonë fitorja…

mrekullitë nuk mund t'i bëjë. Mrekullitë i bën Herri Poter. Sezonin e kaluar u kualifikua­n në Champions, ku këtë vit po ecin shumë mirë: shanset për të kaluar grupin i kanë plotësisht, plus në kampionat janë të tretët. Politano? Vetë nuk do e kisha hequr, por trajneri është ai dhe ai vendos". Vieri shtoi: "Interi tani luan i bashkuar, nuk është e lehtë ta mposhtësh: Juve, për mendimin tim,

nuk e vuajti. Ikardi? Shënon nëse shërbehet nga krahët dhe mesfushorë­t, por kur Interi krijon pak e ka të vështirë sepse sidoqoftë është sulmues zone. Po përpiqet të vendoset në gatishmëri të shokëve të skuadrës, kështu kompletohe­t akoma më shumë".

MILANI I GATUZOS

45-vjeçari ka folur në fund edhe për Milanin (edhe kuqezinjtë një nga ish- skuadrat),

që me Gatuzon dhe drejtuesit e rinj është rikthyer në binarët e duhur: "Rino është punëtor, bën çdo gjë me pasion dhe ka një skuadër të mirë. Megjithatë nuk është e lehtë të fitosh apo të kualifikoh­esh në Champions, Milani ende po ndërtohet: tani janë në vendin e katërt dhe fillimisht patën disa probleme. Në klub po punojnë personat e duhur, së shpejti kuqezinjtë do funksionoj­në".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania